Shëndetësi

maj262015

Agjencia e Kontrollit të  Barnave, Onejda Ymeraj: Asnjë lëshim për asnjë depo apo kompani farmaceutike që shkel rregullat e vendosura. Lehtësim të burokracive për regjistrimin e barnave

tags: AKBPM

Kush është Onejda Ymeraj?

Ajo do të drejtojë tanimë Agjencinë e Kontrollit të Barnave në vend. Ka studiuar në Bolonjë për Financë, dhe më pas ka kryer masterin në Financë, Ndërmjetës dhe Tregje financiare. Ajo ka punuar në sistemin bankar në Shqipëri në Menaxhim Risku për 3 vite. Prej më shumë se një viti ka qenë drejtuese e Spitalit Amerikan në Tiranë, eksperiencë kjo për njohjen e sistemit shëndetësor privat, por dhe marrëdhëniet me institucionet shëndetësore publike

Farmcist33.al ka kontaktuar me drejtuesen e re të institucionit më të rëndësishëm që kontrollon funksionimin e rregullave të lojës në tregun farmaceutik. Zonja Ymeraj shprehet e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe kontrabandën në sektorin farmaceutik sipas kompetencave që i jep ligji kësaj agjencie.

"Do të kontrollohet çdo depo dhe farmaci dhe nuk do të ketë asnjë lëshim për askënd që shkel rregullat e vendosura. Në Shqipëri ka një perceptim negativ të njerëzve në lidhje me cilësinë e barnave. Objektivi im kryesor është ngritja e një laboratori modern për kontrollin e cilësisë së barnave që tregtohen në Republikën e Shqipërisë. Çdo mjek apo qytetar shqiptar që ka dyshime në lidhje me cilësinë dhe efektin e një medikamenti që përdor, do t'i ofrohet mundësia për të kërkuar analizën e këtij bari. Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë do të përpiqem për realizimin e sistemit 'track and trace " i cili sjell siguri maksimale për barnat. Në këtë sistem do të përfshihen prodhuesit, grosistët , farmacitë", shprehet për Framcist33.al, drejtorja e AKKB-së.

E pyetur në lidhje me qëndrimin e saj ndaj kompanive farmaceutike zj.Ymeraj përgjigjet :

"Bashkëpunimi i ngushtë me subjektet që janë aktorë kryesorë të tregut farmaceutik është i domosdoshëm. Sjellja e mirë dhe pozitiviteti është kusht për të arritur suksesin. Ajo çka na edukon të gjithëve është sistemi dhe jo presioni. Duke rritur komunikimin dhe bashkërendimin me firmat farmaceutike, nuk do të thotë që do të kenë favore jashtë rregullores. Do të lehtësohen burokracitë për regjistrimin e barnave", shprehet zj.Ymeraj për Farmacist33.al.

Ky institucion theskon zj.Ymeraj çdo herë e në vazhdim do të ketë një ndryshim në kahun pozitiv dhe do të shërbejë sa më mirë në përmbushjen e detyrimeve që i ngarkon ligji.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC