Shëndetësi

qer202015

Farmacistët spitalorë në BE: më shumë transparencë me çmimet e barnave

Është një nevojë urgjente të krijohet në Evropë një sistem që iu siguron pacientëve pacientëve një akses të barabartë e të qëndrueshëm ndaj barnave. Këtë fakt e mbështetin farmacistët evropianë të EAHP (Shoqata Evropiane e Farmacistëve Spitalorë) në një shkresë të publikuar disa ditë më parë.
I aprovuar nga 34 shoqatat e vendeve anëtare të BE-së, dokumenti shpreh së pari shpresën  që sistemet shëndetësore të tërhiqen nga tendenca për t'i atribuuar pacientëve kuota në rritje të kostos së blerjes së barnave. Farmacistët spitalorë kërkojnë gjithashtu edhe një përmirësim të transparencës  në formulimin e çmimeve, hap i rëndësishëm për të mbajtur nën kontroll shpenzimin publik të këtyre vendeve.
Çmimet duhet të jenë më afër vlerës efektive të produkteve dhe përpjekja për t'iu afruar këtij objektivi mund të konsistojë pikërisht në kompetencën e mjekëve spitalorë. Në fund dokumenti shpreh nevojën për një analizë të thelluar të mekanizmave të tregut evropian që në disa raste karakterizohen nga një vulnerabilitet në zinxhirin e shpërndarjes së barnave me pasojë reduktimin e numrit të furnitorëve.
Roberto Frontini, presidenti i farmacistëve spitalorë evropianë ka shpjeguar se "aktiviteti i EAHP në studimin e problemeve të mungesës së barnave në Evropë, ka çuar në mënyrë të pashmangshme në përballjen me problemin të çmimit dhe shkaqeve të tjera që i bënë pacientët të mos zotëronin barnat e nevojshme. E megjithatë kostoja e tyre është një element që nuk mund të injorohet".
Dhe për këtë arsye Shoqata është aktivizuar me synimin për të promovuar një debat publik mbi argumentin: "Dhënia e barrës më të madhe pacientëve në blerjen e barnave kompromenton atë që është e rëndësishme në asistencën shëndetësore. Duhet të kuptojmë  se kujt i takojnë detyrimet kryesore ekonomike dhe në mënyrë që kjo të jetë e mundur nevojitet një transparence më e madhe", përfundon Frontini.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC