qer242015
OBSH propozon një kod unik të nomenklaturës së barnave biologjike
Një kod identifikimi unik i quajtur Biological qualifier (Bq), i cili duhet aplikuar ndaj të gjitha barnave biologjike, duke përfshirë edhe barnat biosimilare. Kjo është nisma e propozuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me qëllim krijimin e një nomenklature për këtë kategori barnash. Kodi "Bq" përbëhet nga një sufiks prej katër shkronjash në 160 mijë kombinime të mundshme.
Barnat biologjike identifikohen nëpërmjet këtij emri unik, formalisht i pranuar për tregtim si pjesë e procesit të autorizimit. Bashkë me numrin e lotit emërtimi mundëson një identifikim më të qartë të barit, i cili është esencial edhe për të lehtësuar monitorimin e reaksioneve anësore dhe për të garantuar një përdorim të sigurt të barit. Falë aplikimit të kualifikuesit të ri do të tejkalohen sistemet e ndryshme të emërtimit të adoptuara nga juridiksione të ndryshme për barnat biologjike, sipas vendit në të cilin regjistrohen.
Për emërtimin dhe identifikimin e barnave biologjike është në vijim një debat që sheh si protagoniste agjencitë rregullatore, kompanitë farmaceutike, pacientët dhe të gjithë aktorët e tjerë, si dhe OBSH-në, që merret tashme me emërtimin e barnave xhenerike. Medikamentet biologjike kanë një rëndësi në rritje në trajtimin e patologjive të shumta të rënda dhe ushqejnë një treg që në 2014-ën kishte thuajse 2 miliardë dollarë, të destinuara për t'u dyfishuar në harkun e 5 vjetëve. Rëndësia e propozimit është nënvizuar nga drejtoresha e programit "International non-proprietary name" (Inn), Raffaella Balocco-Mattavelli: "Një sistem global emërtimi i unifikuar është thelbësor për të garantuar përdorimin e sigurt të biosimilarëve, nga identifikimi i produktit në fushën klinike në gjurmueshmërinë dhe vigjilencën e tij në post-marketing".