Shëndetësi

qer302015

Statuti i ri i UFSH-së, sot vendimi në Gjykatën e Apelit

Të mërkurën pritej të hynte në fuqi Statuti i ri i Urdhrit të Farmacistëve së bashku me disa pika të cilat u kontestuan fort nga farmacistët dhe drejtuesit teknikë në farmaci dhe depo farmaceutike. Por kjo nuk do të ndodhë.
Së pari, Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor  ka shtyrë afatin  e kontratave me farmacistët dhe drejtuesit teknikë deri në fund të gushtit. Ndërkohë që sot në orën 15.00 zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit te e cila farmacistët shpresojnë se do të hidhet poshtë statuti i ri i miratuar nga Këshilli Kombëtar i UFSH-së. Përparim Hoxha është një drejtues teknik i cili sipas statutit të ri, nesër duhej të linte vendin e punës.
Kjo nuk ka për të ndodhur se janë disa pika  në këtë statut të cilat janë të padrejta dhe penalizojnë në mënyrë të padrejtë drejtuesit teknikë që kanë mbushur moshën e pensionit. Ligji i Barnave nuk e ka të përcaktuar ashtu siç parashikon statuti. Në të nuk thuhet që drejtuesi teknik duhet të punojë me kohë të plotë, sepse farmacitë funksionojnë  mbi 12 orë. Kështu që do t'u duhej të kishin nga dy ose më shumë drejtues teknikë. Ndaj, gjykata do të na japë të drejtë ne", shprehet zoti Hoxha.
Por, zoti Hoxha është njëri prej të dëmtuarve nga statuti i ri i UFSH-së. Pasi në total sipas  këtij statuti rreth 200 drejtues teknikë të cilët kishin mbushur moshën e pensionit duhej që të mërkurën të linin vendet e tyre të punës.
Ndërkohë edhe Ministri e Shëndetësisë ka kundërshtuar dhe e ka konsideruar të jashtëligjshëm Statutin e ri të UFSH-së. Madje i është kërkuar këtij enti të ndryshojë menjëherë pikat e statutit që bien ndesh me ligjin e barnave.
Megjithatë vendimi i Gjykatës së Apelit në orën 15.00 do të jetë vendimtar në lidhje me këtë konflikt të ndezur ndërmjet farmacistëve, drejtuesve teknikë dhe UFSH-së.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC