Shëndetësi

gus262015

Beqaj: Profesionistët të mos bien pre e shkelësve të ligjit

 

Operacioni që do të nisë në shator kundër informalitetit në biznes nuk do të lërë jashtë as sektorin e shëndetësisë dhe tregun e barnave, tha ndër të tjera dje në fjalën e tij për mediat ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai theksoi rëndësinë e marrjes së kuponit tatimor për çdo produkt dhe shërbim që pacienti blen: "Duhet të sigurohen të gjithë pacientët që për barnat apo shërbimet që blejnë në treg, të marrin kuponin tatimor. Kjo është e vetmja siguri që paratë që secili prej nesh paguan për të shkuar në arkën e shtetit të mbërrijnë në destinacion. Ana tjetër e medaljes ka të bëjë me sigurinë e konsumatorit, dhe posaçërisht, pacientit. Barnat dhe shërbimet e ofruara në mënyrë informale, nuk krijojnë vetëm një gropë në të ardhurat e shtetit, ato rrezikojnë shëndetin dhe jetën e pacientit".
Në fund të fjalës së tij një thirrje profesionistëve të shëndetësisë: "I kërkojmë profesionistëve të ndershëm e korrektë të mos bien pre e tentativave të shkelësve të ndryshëm të ligjit dhe rikonfirmojmë vendosmërinë për të zhvilluar deri në fund betejën tonë për reduktimin e informalitetit dhe për vendosjen e plotë të zbatimit të ligjit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC