Shëndetësi

sht42015

Nisin procedurat për listën e re të barnave të rimbursueshme për vitin 2016. Ikonomi: Do të procedohet njëlloj si një vit më parë, nuk ka asnjë ndryshim

Ministria e Shëndetësisë u kërkon të gjithë mbajtësve të autorizimit të tregtimit të barnave të deklarojnë  çmimin CIF, në mënyrë që të fillojë puna për hartimin e listës së re të barnave të rimbursueshme për vitin 2016. Afati i përcaktuar për deklarimin e çmimit me të cilin kompanitë importojnë  dhe tregtojnë barna në vendin tonë është data 31 tetor 2015. Për  të bërë këtë deklarim të çmimit CIF në websitin e Ministrisë së Shëndetësisë gjendet dhe formulari përkatës.
Pas deklarimit të çmimeve CIF, komisioni i përcaktimit të listës së barnave të rimbursueshme zhvillon mbledhjet e posaçme me shefat e shërbimeve, të cilët parashtrojnë kërkesat dhe nevojat që ka secili shërbim që ata drejtojnë. E pyetur nga Farmacist33.al drejtorja e FSDKSH-së, Milva Ikonomi, konfirmon se nuk do të ketë asnjë ndryshim procedure për hartimin e listës së re të barnave të rimbursueshme.
"Aktualisht u kemi kërkuar kompanive farmaceutike të deklarojnë çmimin CIF pranë FSDKSH-së . Grupi i punës më pas do të verifikojë këto çmime dhe së bashku me shefat e shërbimeve do të shikojmë  nëse do të bëjmë shtim të barnave që duhen rimbursuar. Është e njëjta procedurë që është ndjekur një vit më parë ku gjithçka është transparente", deklaron zj.Ikonomi.
Lista e re e barnave të rimbursueshme si për çdo vit hyn në fuqi më 1 mars të vitit 2016.
Pas skandalit , me skemën e mashtrimit nëpërmjet barnave të rimbursueshme në drejtorinë e FSDKSH-së ka pasur dhe disa ndryshime. Është larguar nga puna nëndrejtori i Fondit, emri i të cilit u lakua si implikuar në këtë skandal, ndërkohë që në krye të drejtorisë së rimbursimit të barnave pranë FSDKSH është emëruar Zhan Levani, ish-drejtor Agjencisë Kombëtare të Barnave.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC