Shëndetësi

sht112015

Antipsikotikët objekt përshkrimesh të papërshtatshme

Në Mbretërinë  e Bashkuar përqindja e personave me aftësi mendore të kufizuara në terapi me psikobarna e tejkalon me disa herë normën e sëmundjeve mendore të diagnostikuara, sipas një studimi të sapo publikuar në "British Medical Journal". "Kjo sugjeron se në raste të caktuara, psikobarnat përdoren për të trajtuar disa çrregullime të sjelljes më shumë se sa sëmundje të vërteta mendore", pohon Rory Sheehan nga "Psychiatry University College" në Londër, autor i parë i artikullit. "Njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale zhvillojnë sëmundje të rënda mendore me frekuencë më të lartë nga sa bëhet në popullsinë e përgjithshme", shton studiuesi dhe shpjegon se ekziston shqetësimi që psiko-barnat në përgjithësi dhe anti-psikotikët në veçanti përdoren në mënyrë të papërshtatshme te personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Për të qartësuar argumentin autorët kanë analizuar të dhënat e 571 mjekëve të përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur "The Health Improvement Netëork" (THIN), një bazë të dhënash me kartela klinike elektronike, duke identifikuar 33.016 persona me diagnoza për aftësi të kufizuara intelektuale. Dhe zbuluan se nga të 11.915 subjekte me çrregullime të sjelljes, 47% e rasteve ka marrë barna anti-psikotike. 
Për më tepër 26% e pacientëve në terapi anti-psikotike nuk kishte asnjë diagnozë për sëmundje të rëndë mendore dhe as të çrregullimeve të sjelljes. "Përshkrimet e anti-psikotikëve janë më të zakonshme te të moshuarit  dhe te pacientët me autizëm, demencë dhe epilepsi, përveçse në sëmundjet e vërteta mendore", pohon Sheehan, duke nënvizuar se të dhënat e mbledhura konfirmojnë dispropoporcion mes përshkrimeve të anti-psikotikëve dhe normës së sëmundjeve mendore. "Përdorimi i papërshtatshëm i barnave të tilla ka implikime si për individin si për sistemin imunitar dhe këto rezultate venë në dukje nevojën për një njohje më të përshtatshme nga ana e mjekëve mbi përdorimin e anti-psikotikëve dhe trajtimin farmakologjik të personave me aftësi të kufizuara intelektuale", përfundon Sheehan.

BMJ 2015. doi: 10.1136/bmj.h4326
http://www.bmj.com/content/351/bmj.h4326


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC