Shëndetësi

tet82015

Roli i receptorëve hormonalë në parashikimin e tumoreve në gji

Një studim i kërkuesve të Institutit shkencor Romagnolo për Studimin e Tumoreve, tregon se në karcinomën duktale (kur qelizat kanceroze gjenden brenda  kanalit të qumështi në gji) një faktor i rëndësishëm i progresionit apo rikthimit të sëmundjes është numri i lartë i receptorëve të androgjeneve dhe numri i vogël i receptorëve për estrogjenet.
Përhapja e qelizave tumorale është studiuar gjerësisht në tumoret inavzive, megjithatë pak dihet për rolin që luajnë receptorët e androgjeneve (ARs), të shprehur gjerësisht në kancerin e gjirit. Mes formave më të shpeshta të kancerit të gjirit janë karcinoma infiltruese (IC) me 80% të rasteve dhe karcinoma duktale (DCIS) me 5-15%.
Por, ndërsa karcinoma infiltruese është studiuar gjerësisht në terma markatorësh biologjikë prognostikë dhe parashikues mbi përfundimin e terapive kirurgjike, kimike e hormonale (duke lejuar planifikimin e një terapie të personalizuar), pak dihet për karcinomën duktale.  
Aktualisht me anë të screening mund të zbulohet një numër i ndjeshëm tumoresh duktale, por me koston e një norme të lartë përgjigjesh pozitive false. Bëhet fjalë për sëmundje që nuk kanë një evolucion malinj, të cilat më kot trajtohen duke mbartur edhe disavantazhet e lidhura me efektet toksike të trajtimeve dhe koston e lartë shëndetësore. Prej këtu ka lindur nevoja e një studimi biologjik për të kërkuar markatorë realë të agresivitetit real të karcinomës duktale, në gjendje që të japë indikime mbi trajtimin që duhet përdorur , që sot në pjesën më të madhe të rasteve konsiston në terapitë kirurgjike të lidhura me radioterapinë, por pa njohur përfitimet reale përballë efekteve të pamohueshme toksike.
Të dhënat klinike, të publikuara në  "International Journal of Biological Markers", së bashku me faktin se asgjë nuk ndryshon në dekursin klinik të një karcinome duktale kur trajtohet me radioterapi si plotësim i kirurgjisë, i hapin rrugën një revizionimi të qëndrimit aktual terapeutike si avantazh i një kure më specifike të themeluar në bazën biologjike të këtyre tumoreve, si p.sh. një terapi me anti-androgjenë si bikalutamid ose enzalutamide.

Int J Biol Markers. 2015. doi: 10.5301/jbm.5000163
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26165687

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC