Shëndetësi

tet162015

MSH publikon listën me emrat e farmacistëve që do t'i nënshtrohen provimit të certifikimit. 30 tetori afati i fundit i regjistrimit

 Në një njoftim në faqen e  saj zyrtare Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listat me emrat e profesionistëve të shëndetësisë të cilët do t'i  nënshtrohen provimit të certifikimit. Janë gjithsej rreth 103 farmacistë, 732 mjekë dhe 446 stomatologë me kredite të paplotësuara që do ta japin këtë provim.

Vendimi i mbështetur në nenin "Për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional'' të ligjit nr. 76/2015, "Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", parashikon që regjistrimi për provimin e certifikimit duhet të bëhet pranë QKEV-së deri në datë 30 tetor 2015.
Për regjistrimin profesionistët duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim për t'u pranuar në provim. Bashkëngjitur saj, duhet të kenë edhe një fotokopje të kartës së identitetit, të lejes së ushtrimit të profesionit dhe faturën e pagesës së provimit. Dokumentacioni dorëzohet vetëm në regjistrimin e parë dhe shërben edhe për regjistrimin pasardhës në rast përsëritjeje.

Ditën e provimit (që nuk është përcaktuar ende) profesionistët e shëndetësisë duhet të paraqiten të paktën 30 minuta përpara nisjes të tij, si dhe të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e regjistrimit në provim, i cili do të konsiderohet i dhënë me sukses vetëm nëse profesionisti merr të paktën 50% të pikëve maksimale.
Në rast se nuk është i kënaqur me pikët e marra në provim, ai mund të paraqesë ankimimin me shkrim pranë në Agjencisë Kombëtare të Provimeve 5 ditët e para nga shpallja e rezultatit. AKP nga ana e saj, pasi ka shqyrtuar kërkesën është e detyruar që brenda 30 ditëve t'i kthejë profesionistit një përgjigje të argumentuar.

Klikoni këtu për të kontrolluar listën me emrat e farmacistëve që do t'i nënshtrohen provimit të certifikimit.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC