Shëndetësi

jan82016

Mungesa e herceptinës në QSUT. Drejtoria: Kompania pret ta importojë

tags: Q.S.U.T.

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" është aktualisht në pritje të furnizimit me disa barna të cilat janë raportuar në mungesë në këtë fillim viti. Mungesa më e fundit e raportuar është ajo e barit herceptinë, i cili merret rregullisht nga pacientet e prekura me kancer në gji për të parandaluar ecurinë e kësaj sëmundjeje. Për shkak të kostos tejet të lartë, ky bar rimbursohet nga shteti.
Farmacist33.al u interesua pranë Sektorit për Marrëdhënie me Publikun në QSUT në vijim të shqetësimit të ngritur, i cili pohon se:
"Aktualisht, Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" është në pritje të furnizimit të medikamentit Transuzimab (Herceptinë), bazuar në procedurat ligjore të ndjekura për kontratat për nevojat e fillim vitit për barna dhe materiale mjekësore.

Bazuar në kërkesat e Drejtorisë Farmaceutike të QSUT drejtuar operatorit ekonomik, jemi njoftuar se momentalisht ky distributor nuk e disponon këtë medicament në depon farmaceutike dhe është në pritje të importit për lëvrimin e sasisë së kërkuar".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC