Njoftime

tet162015

Organizohet në 7 nëntor konferenca: "Infeksionet Oportuniste dhe Infeksionet tek subjektet e imunokompromentuara"

Shoqata Shqiptare e Infektivologjisë organizon më datë 7 nëntor 2015, në Fakultetin e Infermierisë, konferencën shkencore me temë: "Infeksionet Oportuniste dhe Infeksionet tek subjektet e imunokompromentuara: epidemiologjia, diagnoza, mjekimi dhe parandalimi". 

Tematikat:
*Infeksionet oportuniste në infeksionin HIV/AIDS.
*Infeksionet virale, bakteriale, mykotike, parazitare në subjektet me imunitet të kompromentuar: në pacientet me kancer, në pacientet e transplantuar, në pacientet me kimioterapi, terapi imunodepresore, në pacientet me imunodeficite të lindura etj.
*Infeksionet bakteriale të fituara në spital dhe ato të lidhura me kateteret intravaskulare.
*Hepatitet virale të riaktivizuara.
*Infeksionet në shtatzëni.
*Parandalimi i infeksioneve në subjektet e imunokompromentuara.

"Tematika e konferencës lidhet me një fushë të rëndësishme siç është ajo e infeksioneve te subjektet me imunitet të kompromentuar. Do të mbahen prezantime të rëndësishme lidhur me protokollet e fundit të menaxhimit të këtyre infeksioneve si dhe punime me të dhëna të menaxhimit të tyre në Shqipëri. Kjo tematikë është e rëndësishme për një gamë të gjerë profesionistësh siç janë mjekët infeksionistë, onkologë, hematologë, reumatologë, internistë, mikrobiologë, mjekë të përgjithshëm e familjeje, mjekë epidemiologë etj", shprehet prof.ass. Arjan Harxhi.

Punimet shkencore duhet të paraqiten në formë abstraktesh (gjuha shqipe, format word, font 12 Times new roman, single space, max 300 fjale, me këtë strukturë hyrje, objektivat, metoda, rezultatet, konkluzione) brenda datës 20 Tetor 2015, pranë Komitetit organizativ dhe shkencor të konferencës në këtë adresë elektronike: harxhiarjan@yahoo.com.

Aplikuesit do të informohen nëpërmjet postës elektronike mbi vendimin e Komitetit Organizativ dhe Shkencor për pranimin e punimit për diskutim apo për paraqitjen e tij në formë posteri brenda datës 31 tetor.
Aktiviteti do te akreditohet nga QKEV.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC