jan222016
QKEV, Entela Shehu: Mjekët, dentistët dhe farmacistët në provim në mars
Të gjithë mjekët, dentistët dhe farmacistët të cilët nuk kishin plotësuar numrin e duhur të krediteve për 5 vjet do t'i nënshtrohen provimit në muajin mars. Sipas kreut të QKEV-së, zj. Entela Shehu, regjistrimet për ata që do të futen në provim vazhdojnë deri në datën 29 shkurt dhe më pas do të përcaktohen datat e provimeve.
"Kjo është një mundësi që u jepet të gjithë profesionistëve në shëndetësi si mjekë, farmacistë, stomatologë të cilët për arsye të ndryshme nuk i plotësuan kreditet. Unë nuk besoj që do të ketë nga ata profesionistë që nuk e marrin këtë provim. Megjithatë provimi mund të jepet deri në 5 herë", shprehet zj.Shehu.
Numërohen gjithsej 1077 profesionistë të cilët nuk kishin përmbushur kreditet dhe do t'i nënshtrohen provimit. Para se të futen në provim do të duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe mandat pagesën.
Përgatiti: Alma Demiraj