Shëndetësi

jan282016

Itali, kanabisi për përdorim mjekësor pjesë e një projekti pilot shtetëror

tags: Kanabis

Në Itali ka nisur një projekt pilot shtetëror për përdorimin mjekësor të kanabisit. "Nisma është në të njëjtën linjë me atë që po ndodh tashmë në shumë shtete evropiane", thotë Federico Tonioni, psikiatër në poliklinikën "Gemelli" në Romë, i cili nënvizon se duhet të tejkalohet instrumentalizimi i kanabisit që ka ndezur gjithnjë debate duke qenë në kufijtë mes farmako-terapisë dhe substancave të ndaluara. Sipas specialistëve, eksperimentimi është "i nevojshëm, nuk paraqet risqe të veçanta dhe favorizon një këndvështrim të ndryshëm mbi substancat psiko-aktive. E rëndësishme është po ashtu ngritja e një debati jo vetëm mbi kanabisin, por edhe mbi përdorimin shpesh rastësor të psiko-barnave te adoleshentët.

Faza e projektit pilot të prodhimit shtetëror të kanabisit do të zgjasë 24 muaj, kohë në të cilën do të kryhen verifikime për arritjen e rezultateve të pritura. Dekreti përmban një shtojcë teknike drejtuar mjekëve dhe farmacistëve për të lejuar përdorimin mjekësor të kanabisit në mënyrë homogjene në Itali. Mjekët duhet të mbledhin të dhëna për qëllime epidemiologjike që do t'i bashkëngjiten skedave të caktuara. "Në këtë mënyrë, - thotë Toniani, - do të prodhohen prova të mëtejshme të cilat me shumë gjasa do të bindin ata që janë ende skeptikë".
Ndërsa në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë në Itali thuhet se: "Farmacistët që ndërtojnë përgatitje galenike me bazë kanabisin duhet t'i përmbahen normave të përgatitjes së mirë. Substanca aktive bimore pas përgatitjes duhet të shkatërrohet duke ndjekur procedurat e nevojshme për mbrojtjen e territorit, njësoj si për barnat e skaduara dhe ato të papërdorshme".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC