Shëndetësi

mar122016

Tjetër arrestim në "Omega Pharma"

tags: AKBPM

Mëngjesin e sotëm është vënë në pranga administratori i kompanisë farmaceutike "Omega Pharma" dhe një agjent doganor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Tiranë. Kalimi i dy kamionëve me vitamina dhe omega 3 pa paguar detyrimet doganore, ka çuar në arrestimin e 75-vjeçarit Fatos Çausholli, njëkohësisht i ati i Nadir Çaushollit, ish-pronar i Omega Pharma (aktulisht i burgosur për skandalin e rimbursimit të barnave) dhe Mirlind Berberi, me detyrë agjent doganor në doganën e Tiranës.

Operacioni "Vitamina" i realizuar nga Drejtoria e Antikontrabandës dhe Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik e Financiar zbuloi se kompania farmaceutike kishte sjellë nga Maqedonia në Shqipëri dy kamionë me barna duke shmangur detyrimin doganor me vlerë 40 milionë lekë.
Ndërsa për administratorin e Omega Pharmës është ngritur akuza e "Kontrabandës me Mallra te Tjera", për 32-vjeçarin Berberi është ajo e "Shpërdorimit të Detyrës" pasi ka ndihmuar në mosdeklarimin e detyrimit doganor.
Në nëntor të 2015 policia arrestoi pronarin e Omega Pharma dhe 12 adminitratorë farmacish, punonjës të FSDKSH dhe farmacistë të cilët u akuzuan për mashtrim me rimbursimin e barnave me anë të recetave fiktive.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC