Shëndetësi

mar182016

Nadir Çausholli kërkon të hetohet në liri, Gjykata e Lartë ia refuzon

Gjykata e Lartë ka lënë në burg, pronarin e Omega Pharma-s, Nadir Çausholli, duke rrëzuar kërkesën e tij për lirim nga burgu. Çausholli  do të vazhdojë të qëndrojë pas hekurave deri në zbardhjen e plotë të hetimeve lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për falsifikim të faturave të rimbursimit dhe evazion fiskal.
Më herët, pronari i Omega Pharma-s e kishte  apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke kërkuar lirimin nga qelia dhe hetimin nën masën "detyrim me paraqitje" në prokurori, por Gjykata e Apelit e la në fuqi masën e sigurisë të "arrestit me burg" ndaj tij.

Në nëntor 2015 Çausholli u ndalua nga policia bashkë me 12 persona të tjerë, farmacistë dhe punonjës të FSDKSH, si të dyshuar për përfshirjen në skemën e mashtrimit me barnat e rimbursueshme, ku nga hetimet e asaj kohe ekspertët e prokurorisë raportuan për vjedhjen e 2.2 milionë eurove nga kjo skemë.

Një javë më parë edhe, Fatos Çausholli, i ati i Nadirit dhe administrator i Omega Pharma-s, përfundoi në pranga me akuzën për shmangien e detyrimeve doganore me vlerë 40 milionë lekë. Akuza u mohua nga ky i fundit i cili deklaroi se kompania kish deklaruar mallin sipas faturës dhe se përgjegjësia e mosdeklarimit ishte e doganierit. Për Fatos Çaushollin gjykata vendosin lirimin nga burgu dhe "detyrim paraqitjeje" deri në përfundim të hetimit.

 


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC