mar292016
Ulet numri i krediteve që duhet të plotësojnë farmacistët dhe stomatologët. QKEV: Jo më shumë se 50% e krediteve merren dhe online
Farmacistët do të duhet të plotësojnë 60 kredite për një cikël prej 4 vitesh duke u angazhuar në konferenca shkencore brenda apo jashtë vendit. Mesatarisht do t'u duhet të plotësojnë 15 kredite në një vit. Drejtorja e QKEV, zj.Entela Shehu theksoi se tanimë farmacistëve dhe stomatologëve u kërkohen më pak kredite.
"Këto kredite, faramcistë dhe stomatologë mund t'i plotësojnë jo më shumë se 50% të tyre online dhe pjesën tjetër duke marrë pjesë fizikisht në aktivitet shkencore. Por ka dhe një minimum që përcakton se ata nuk mund të plotësojë më pak se 5 kredite në një vit" ,theksoi drejtorja e QKEV, zj.Shehu.
Por edhe kur farmacistët dhe stomatologët të kenë përmbushur numrin e caktuar prej 60 kreditesh në një cikël katërvjeçar do t'u duhet që të bëjnë një test vetëvlerësimi i cili zhvillohet online nga Ministria e Shëndetësisë, ku farmacisti apo stomatologu nuk duhet të marrë më pak se 10 pikë. Pasi nëse merr më pak se 10 pikë atëherë konsiderohet i pavlefshëm.
Alma Demiraj