Shëndetësi

pri212016

Drejtuesit e rinj në Universitetin e Mjekësisë

tags: UMT

Ndonëse ende nuk janë shpallur zyrtarisht, por fituesit  në garën  për postet drejtuese në Universitetin e Mjekësisë tanimë dihen.

Rezultatet e votimit kanë konkluduar si fitues  për postin e rektorit të këtij universiteti Prof.Dr. Arben Gjata, ish-rektori i komanduar gjatë mandatit të kaluar.
Dekan i Fakultetit të Mjekësisë do të jetë Prof.Dr. Xheladin Draçini, ish-zv dekani i këtij fakulteti, i cili është radhitur i pari për nga numri i votave, që ka grumbulluar duke lënë pas Prof. Dr. Florion Toti dhe në fund Prof. Dr. Pëllumb Pipero.

Ndërsa Fakulteti i Stomatologjisë do të drejtohet nga  Prof.Dr. Edita Xhajanka. 

Fakulteti i Shkencave Mjekësore nuk ka ende një fitues në këtë garë. Pas skualifikimit nga gara të Prof. Dr. Ilirjana Zeka, e cila nuk përmbushte kriterin e të qenit 10 vjet pedagoge e brendshme, u votua për kandidaten Tatjana Nurka, e cila sipas rregullores duhet të fitonte 50% + 1 votë. Nurka  nuk ka arritur të marrë shumicën e kërkuar, ndaj zgjedhjet për postin e dekanit në këtë fakultet do të përsëriten pas dy javësh.
 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC