Shëndetësi

kor182017

Rektori Gjata: Ndryshojnë koeficientët për lëndët me zgjedhje në UMT

tags: UMT

Të enjten nisin aplikimet për ata që duan të ndjekin shkollat e larta. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Arben Gjata thotë për Farmacist33.al se kriteret e  pranimit të maturantëve këtë vit janë të njëjta me ato të një viti më parë, por kanë bërë një diferencim të vlerësimit me pikë të lëndëve që ka prioritet fusha e mjekësisë.
"Kriteret janë si kriteret e vjetshme, me përjashtim që për të bërë një korrigjim të lehtë të atyre problemeve që patëm, kemi vënë një koeficient të këtyre lëndëve me zgjedhje të maturës shtetërore. Nëse vjet si kimi e thelluar, si kimi bërthamë, si një lëndë tjetër e kishte koeficientin një, këtë vit e kemi po qe e thelluar 1.25 për qind koeficinentin, po që bërthamë 1.15 dhe çdo lëndë tjetër që është kërkesë e universitetit tonë i kemi vënë koeficientin 1", thotë Arben Gjata, rektor i UMT.
Në Universitetin e Mjekësisë do të pranohen gjithsej 1100 studentë, ndërkohë që një vit më parë kanë aplikuar 9000 maturantë. Këtë vit kuotat e pranimit janë të njëjta me ato të një viti më parë. Por në këtë universitet mund të aplikojnë vetëm ata maturantë me mesatare mbi 8.5.Pas disa vitesh riaktivizohet edhe programi Bachelor në Shëndetin Publik.
"Në total në mos gaboj janë rreth 60-70 kuota që janë hapur për spitalet e trojeve, dhe sivjet do riaktivizojmë programin e Shëndetit Publik që për shkak të mbingopjes së tregut kishim 2-3 vjet që e kishim mbyllur Bachelorin. Sivjet do hapet dhe bachelori në Shëndetin Publik", tha Gjata.
Universiteti i Mjekësisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës për të shkëmbyer staf akademik, studentë dhe eksperienca të ndërmjetme.


Alma Demriaj

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC