qer272016
UM vendos kuotat dhe tarifat e reja të pranimit të studentëve. Njihuni me to
Senati akademik i Universitetit të Mjekësisë i ka dërguar për aprovim Ministrisë së Arsimit vendimin me kuotat dhe tarifat e reja për studentët që do të fillojnë studimet për herë të parë në fakultetet e tij. Me miratimin e ligjit të ri për arsimin e lartë është hera e parë që universitetet e caktojnë vetë numrin e studentëve dhe tarifat që këta duhet të paguajnë.
Kështu UM në vendimin e marrë për numrin e pranimeve në degët e tij për vitin 2016-2017 ka reflektuar një ulje ndjeshme të këtij numri, ku përjashtim bën vetëm Fakulteti i Stomatologjisë i cili ka shtuar kuotat e lira për kandidatët nga 55 në 82.
Nga ana tjetër, dega e Mjekësisë këtë vit do të ketë 230 pranime krahasuar me 240 që kishte një vit më parë, Infermieria do të ketë 274 nga 300, Fizioterapia 48 nga 60, Imazheria 47 nga 67, Logopedia 28 nga 40 dhe mamia do të ketë vetëm 43 kuota të lira rreth gjysmën e vitit të kaluar.
Farmacia nuk e ka ndryshuar numrin e pranimeve, edhe këtë vit do të ketë 90 studentë të rinj në auditoret e saj. Sa i takon tarifave që duhet të paguajnë studentët e secilës degë, shihni tabelën më poshtë.
Burimi: Gazeta Panorama