Shëndetësi

qer72016

Pajisjet mjekësore ende jo në listën e barnave të rimbursueshme

Ndonëse ishte paralajmëruar se pajisjet mjekësore si protezat, fishat e diabetit apo lentet do të  ofroheshin falas, pasi do të ishin pjesë e listës së barnave të rimbursueshme 2016, kjo nuk është realizuar ende. Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ka pasur shumë kërkesa për fishat e matjes së glicemisë nga pacientët apo të lenteve intraokulare të kataraktit të syrit, por kjo nuk u arrit të realizohej pasi po punohet për hartimin dhe miratimin e kornizës ligjore pikërisht për procesin e miratimit të listës së pajisjeve mjekësore të rimbursueshme.

Ky është viti i parë që këto pajisje tentohet të përfshihen në skemën e rimburismit dhe sipas specialistëve të fushës do të ishte një lehtësim financiar për përdoruesit e tyre.

Burime të Ministrisë së Shëndetësisë theksojnë se rimbursimi i këtyre pajisjeve mjekësore do të mund të bëhet brenda këtij viti pasi ato janë parashikuar të mbulohen me këtë buxhet.
Ndërkohë rimbursimi i protezave është mundësuar tanimë, pasi ka pasur një vendim të posaçëm nga Këshilli i Ministrave për këtë qëllim.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC