Shëndetësi

qer282016

Gjyqi UFSH-FSDKSH, të enjten vendimi

Ndërsa ka përfunduar procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative të Apelit ndërmjet Urdhrit të Farmacistëve dhe Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, pritet të bëhet zbardhja e vendimit.
Ndërkohë deri në 30 qershor është dhe afati përfundimtar i lidhjes së kontratave ndërmjet farmacive dhe FSDKSH për medikamentet që janë përfshira në listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2016.

Teksa të dyja palët janë në pritje të zbardhjes se këtij vendimi, duket se trupa gjykuese në Gjykatën Administrative nuk ka gjetur ende konsensusin brenda saj, pasi  ka pasur disa here shtyrje për të dhënë vendimin përfundimtar.

Të kontaktuar nga Farmacist33.al, disa farmacistë të cilët kanë ndjekur nga afër gjyqin për padinë e bërë  nga UFSH, thonë se burime të tyre kanë pohuar se vendimi do të jetë në favor të farmacistëve, çka do të detyrojë Fondin të tërhiqet nga dy pikat e kontratës të cilat kundërshtohen nga farmacistët siç është: ajo e mos lidhjes së kontratave  ndërmjet FSDKSH dhe farmacive  që kanë një distancë  prej 20 metrash larg institucioneve shëndetësore publike apo dhe mos ankimin në organet e drejtësisë kur ndeshen me gjoba të padrejta apo shkelje të të drejtave të tyre.

Por nga ana tjetër, edhe burime nga FSDKSH të kontaktuar nga Farmacist33.al pretendojnë se nga informacionet që ka marrë gjykata, do të shprehet në favor të tyre.
Dhe nëse vendimi do të jetë në favor të FSDKSH atëherë janë një numër i konsiderueshëm farmacish të cilat nuk do të mund të rilidhin kontratat me FSDKSH për vitin 2016.
Megjithatë pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës Administrative ditën e enjte më datë 30.6.2016  për të mësuar vijimësinë e kontratave.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC