sht52016
Del urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë mbi regjistrimin e pajisjeve mjekësore
Regjistrimi i pajisjeve mjekësore dhe të gjitha hallkat që lidhen me këtë proces, që nga paraqitja e dokumentacionit të nevojshëm, kostoja, ndryshimet apo anulimi i regjistrimit të tyre janë përcaktuar në një urdhër të ministrit të Shëndetësisë, i cili ka nisur efektet më datë 26 gusht 2016.
Sipas urdhrit, subjektet e interesuara duhet të paraqesin aplikimin për regjistrim pranë Agjencisë së Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) brenda 2 javëve nga dita e lëshimit të certifikatës së konformitetit CE (për prodhuesit vendas), apo nga data e zhdoganimit të pajisjes mjekësore (për prodhuesit e huaj).
Ky proces pritet të ketë një efekt të gjerë në sektorin shëndetësor pasi prek të gjitha hallkat e tij, nga mjekësia te stomatologjia duke mos përjashtuar as sektorin e farmaceutikës. Ndoshta për këtë arsye dhe organika e Agjencisë së Kontrollit të Barnave është fuqizuar ndjeshëm vitin e fundit kryesisht me persona te diplomuar në stomatologji.
Lexoni të plotë urdhrin e MSH.