Shëndetësi

jan102017

Shqipëria në nivel të lartë të prekjes nga AH3N2 në hartën e Evropës

tags: VAKSINAT, GRIP

Arrin në 21 mijë numri i të prekurve nga virusi AH3N2 në Shqipëri çka e klasifikon Shqipërinë me të kuqe në hartën evropiane të  intensitetit të virusit AH3N2.

Nga java në javë janë shënuar rritje  të numrit të të prekurve, por ajo që vlerësojnë specialistët në Institutin e Shëndetit Publik është frenimi i përhapjes së virusit  për shkak të mbylljes së shkollave. Sipas tyre ka një rënie të lehtë të të prekurve nga virusi AH3N2 në Tiranë. Ndërsa, nëpër rrethe vihet re rritje e të prekurve, favorizuar kjo edhe për shkak të temperaturave tepër të ulëta. Duke iu referuar hartës evropiane të intensitetit të përhapjes së virusit AH3N2, Shqipëria mbetet me të kuqe në nivel shumë të lartë, ndërkohë që epidemia ka shpërthyer pak më vonë se në Shqipëri edhe në vendet fqinje si Italia, Greqia, Maqedonia ku në fillim raportoheshin të prekur vetëm nga virusi AH1N1.

Në Shqipëri po ofrohet falas  vaksina antigrip kryesisht për  grupmoshën mbi 65 vjeç e cila vuan nga sëmundje të tjera kronike.

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC