Shëndetësi

mar72017

Receta elektronike. Dr.Bruna Shiroka: Ruan mjekun nga gabimet në përzgjedhjen e medikamenteve

Prej disa ditësh ka nisur të zbatohet receta elektronike nga mjekët dhe farmacitë. Ndonëse me ngadalë për shkak të problemeve që hasen herë pas here me internetin apo dhe deri sa çdo gjë të futet në rutinën e vetë. Kjo recetë konsiderohet lehtësi për mjekët të cilët duhej të shkruanin më dorë dozat e preparateve mjekësore për pacientin. Por më tepër se humbje kohe, mjekja e familjes në poliklinikën nr.3 në Tiranë Dr.Bruna Shiroka e konsideron si një element mbrojtës  për mjekun.

"Në radhë të parë sistemi të krijon mundësinë të ruash veten, të ruash pacientin. Sistemi nuk ta jep mundësinë të gabosh në preparatet që përzgjedh për diagnozën që vendos, të jep mundësinë që ta rishikosh edhe një herë recetën dhe dozat e medikamenteve siç i ke përdorur. Nëse deri dje ke bërë një përafrim të barnave me diagnozën që ke përshkruar, tani gjithçka është shkencore, është e përcaktuar në bazë të listës së diagnozave, ku për një diagnozë të caktuar nuk ke barna të tjera përveç atyre në listë që mund t'i përdorësh", thekson mjekja Bruna Shiroka.

Mjekët shtojnë se tanimë jo vetëm është më e thjeshtë dhe më e sigurt por koha në dispozicion të pacientëve është më e gjatë. Receta elektronike mund të ekzekutohet vetëm në ato farmaci që kanë kontratë me Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore dhe pacientët në farmaci duhet të paraqiten me kartën e shëndetit pasi, pa këtë dokument receta elektronike bëhet e pa-ekzekutueshme kur bëhet fjalë për medikamente të listës së barnave të rimbursueshme.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC