Shëndetësi

pri262017

Bëhet realitet ligji për produktet kozmetike

tags: KOZMETIKA

I ka kaluar tashmë të gjitha hallkat institucionale Ligji Nr. 26/2017 për Produktet Kozmetike: është miratuar nga Parlamenti, dekretuar nga Presidenti dhe së fundi është botuar në Fletoren Zyrtare, por do të hyjë në fuqi vetëm pas një viti, pra në prill të 2018-s. Në të 30 nenet e tij specifikohen qartë të gjitha pikat nëpër të cilat do të kalojë procesi për garantimin e cilësisë së produkteve kozmetike dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, duke përcaktuar kërkesat që duhet të përmbushë çdo produkt. Ashtu siç kishte njoftuar edhe më parë Farmacist33, në ligj parashikohet që informacioni në etiketën e çdo produkti kozmetik të jetë në gjuhën shqipe dhe se do të lejohet vendosja në treg vetëm e produkteve nga një person përgjegjës i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili në varësi të rastit është prodhuesi vendas, importuesi dhe shpërndarësi.

Institucioni që do të ndjekë në terren zbatimin e këtij ligji është Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, i cili do të bëjë të mundur kontrollin e një tregu deri më sot të pakontrolluar. Mbikëqyrja do të konsistojë në verifikimin e dokumentacionit të secilit produkt kozmetik dhe nëpërmjet kontrolleve fizike e laboratorike në terren. Pra do të kontrollohen subjektet mjekësore e jo mjekësore që aplikojnë këto produkte dhe në rast shkeljesh administrative apo kur produktet kozmetike do të vlerësohen si të rrezikshme për shëndetin e njeriut, do të merren masa për konfiskimin e mallit dhe gjoba që variojnë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë.
 

Klikoni këtu për të lexuar ligjin e plotë.

 

Dorina Gjuzi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC