jan92018
Ushqyerja me qumështin e gjirit, ul rrezikun për sindromën e vdekjes së papritur te bebet
Në Shtetet e Bashkuara kanë dalë prova të reja në lidhje me ushqyerjen me gji që, sipas asaj çka shkruhet në revistën "Pediatrics", ndihmon në reduktimin e rrezikut të vdekjes së papritur të bebes. Qumështi i nënës është një ushqim shumë i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës dhe ka avantazh si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Këto janë arsyet se pse Organizata Botërore e Shëndetit e rekomandon gjidhënien ekskluzive, për të paktën gjashtë muaj.
"Studime të shumta, deri më tani kanë treguar avantazhet shëndetësore të lidhura me ushqyerjen me qumështin e nënës, por deri më tani nuk ishte përcaktuar periudha minimale e ushqyerjes, e nevojshme për të patur këto dobi", shpjegojnë autorët e studimit të koordinuar nga Fern Hauck-u, Shkolla e Spitalit të fëmijëve në Universitetin e Virxhinias. Së bashku me kolegët e tij, Hauck-u ka analizuar të dhënat e tetë studimeve të lidhura me këtë çështje, duke përfshirë 2.267 raste të vdekjes në djep (Sindroma e vdekjes së papritur të fëmijës) dhe 6.837 raste kontrolli.
«Si përfundim, studimi ynë ka treguar se ushqyerja me gji për më pak se dy muaj, nuk ka asnjë efekt mbrojtës ndaj sindromës së vdekjes në djep", konfirmojnë kërkuesit, duke rikujtuar se efekti pozitiv niste të dukej në periudha kohore më të mëdha mbi dymujore. Gjithashtu, analiza ka treguar se sa më e gjatë të ishte periudha e ushqyerjes me gji, aq më e gjerë dhe e dukshme ishte mbrojtja ndaj SIDS-it dhe se nuk ishte e domosdoshme me gjidhënia ekskluzive me qumështin e nënës.
"Për momentin, nuk jemi në gjendje të shpjegojmë arsyen e këtyre avantazheve të ushqyerjes me gji, por hamendësojmë se një rol mund ta luajnë dobitë që sjell një praktikë e tillë në nivelin e sistemit imunitar të fëmijës dhe të zakoneve të tij të lidhura me gjumin", përfundojnë ekspertët.
Fonte: Pediatrics. 2017. doi: 10.1542/peds.2017-1324