shk92018
Universiteti i Mjekësisë. Dalin kriteret e pranimit të studentëve të rinj
Universiteti i Mjekësisë ka shpallur i pari kriteret e pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2018-2019.
Jo kushdo mund t'i ndjekë studimet në këtë universitet i cili u akreditua së fundmi. Në këtë universitet dhe veçanërisht, për degët: Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji, konkurrentët duhet të kenë një mesatare të lartë, mbi 8.5.
Ka një tolerancë për të pranuar mesatare më të ulët për degët: Infermieri, Fizioterapi, Mami e të tjerë, të cilët këtë vit akademik do të pranohen me mesatare mbi 7.5.
Ky vendim është marrë më 31 janar 2018 nga senati akademik Universitetit të Mjekësisë dhe i është dërguar tashmë për dijeni Ministrisë së Arsimit.
Publikimi i kritereve të pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2018-2019 bën të mundur një orientim më të mirë dhe në kohë, për maturantët që përfundojnë studimet në fund të këtij viti mësimor. Universiteti i Mjekësisë ka publikuar edhe formulën e përllogaritjes së mesatares së maturantëve.
Kliko: umed.edu.al.
Alma Demiraj