mar192018
Hipertensioni rezistent. Spironolaktoni, më efektiv dhe më i menaxhueshëm sesa klonidina
Spironolaktoni duket se qëndron mbi klonidinën në trajtimin e hipertensionit rezistent, sipas përfundimeve të studimit Resistant Hypertension Optimal Treatment (REHOT), nga i cili del se klonidina në doza të moderuara nuk është më superiore se spironolaktoni, si bar i linjës së katërt, në rastet e hipertensionit rezistent.
"Spironolaktoni, që ka rezultuar më i menaxhueshëm dhe me efikasitet të konsiderueshëm në disa rezultate të dorës së dytë gjatë studimit, duhet të parapëlqehet më shumë në praktikën klinike", ka deklaruar Eduardo Kriegeri (Shkolla e Mjekësisë, Universiteti i Sao Paulos), bashkautor i shkrimit të sapobotuar mbi hipertensionin, duke shpjeguar se REHOT-i është projektuar për të krahasuar efektet e spironolaktonit në krahasim me klonidinën, kur i shtohet një regjimi të trefishtë te 187 pacientë me hipertension rezistent.
Rezultati kryesor ishte kontrolli efikas i presionit të gjakut, të përcaktuar si nga presioni arterial i matur në klinikë (sistoliku <140 mmHg dhe presioni diastolik i gjakut <90 mmHg), si nga monitorimi i presionit mesatar 24-orësh (<130/80 mmHg).
"Rezultatet tona tregojnë se presioni i gjakut ambulator nuk ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në dy grupet e trajtimit", thonë studiuesit, duke vënë në dukje, megjithatë, se pacientët e përzgjedhur për grupin me spironolakton kishin rënie domethënëse të presionit sistolik dhe diastolik të matur gjatë 24 orëve (11,8 dhe 6.3 mmHg me spironolakton, përkundër 7.3 dhe 3.9 mmHg me klonidinë). Përveç kësaj, presioni diastolik ditor i gjakut ishte më i ulët me spironolakton sesa me klonidinë, ndërkohë që nuk kishte dallime në presionin gjatë natës.
"Vetëm 21% e pacientëve në të dyja grupet ka aprovuar rezultatin kryesor, qoftë përsa i përket një përqindjeje të efekteve anësore të përfshira në të dyja trajtimet, qoftë në normat e mbivendosjes, në kuptimin e kushteve të aderimit terapeutik. "Këto të dhëna mbështesin efikasitetin e shtimit të një bari të katërt në hipertensionin rezistent, por nevojiten analiza të mëtejshme për të identifikuar nëngrupet që i përgjigjen më mirë spironolaktonit sesa klonidinës", përfundon Kriegeri.
Hypertension. 2018. doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.117.10662
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29463627