Shëndetësi

mar272018

Epilepsia dhe sëmundjet e tjera te të moshuarit. Kujdes! Trajtohen me barna që kundërveprojnë.

Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve të moshuar marrin njëkohësisht barna antiepileptike (AED) dhe jo antiepileptike (NED) që mund të kenë kundërveprime të rënda farmakokinetike. E megjithatë, shmangia e ndërveprimeve të tilla është "e realizueshme". Këtë e mbështet një grup studiuesish nga Universiteti i Alabamës në Birmingam dhe në Universitetin e Atlantës, të koordinuar nga Maria Pisu.

"Kujdesi për të moshuarit me epilepsi ohet nga shfaqja e gjendjeve të tjera shëndetësore për të cilat kërkohet trajtim farmakologjik", thonë ata. "Ndërveprimet farmakologjike mund të ndryshojnë efikasitetin e një NED-i apo një AED-i dhe të komprometojnë trajtimin e kushteve të komorbitetit (në disa raste, me rrezik potencial për vdekje), kontrollin e krizave, ose rritjen e toksicitetit të AED-it".

Pisu-ja dhe kolegët kanë shqyrtuar kërkesat e Medicare 2008-2010 për përshkrimet e barnave me ndërveprime të mundshme te pacientët me epilepsi të moshës =/> 67 vjeç. Është identifikuar një total prej 36.912 rastesh me epilepsi mbizotëruese dhe 3706 raste me incidente epilepsie. Kërkuesit kanë shqyrtuar më tej 50 NED-et më të përshkruara rëndom te personat me epilepsi mbizotëruese dhe me incidente epilepsie, që po merrnin AED. "Kombinimet me barna që mund të kishin ndërveprime farmakologjike nuk ishin të rralla", nënvizojnë kërkuesit.
"Rreth një e katërta (24,5%) e atyre që mund të konsideroheshin si raste të reja të epilepsisë dhe një e treta (39%) e subjekteve që kanë patur një epilepsi në terma afatgjatë, kanë patur një kombinim të barnave potencialisht problematike. Megjithatë, vetëm pak kanë patur rezultate të rënda për shkak të kombinimit të barnave me rreziqe që janë përcaktuar si mesatare apo të larta. Gjithashtu, rreth një rast në pesë të tillë ka patur kombinime të barnave që mund të shtonin toksicitetin e AED-ve".

Faktorët parashikues me një rrezik më të madh ndërveprimi përfshinin të paktën një tjetër gjendje shëndetësore, ndërkohë që janë vënë re edhe dallime mes grupeve etnike/racore. Aziatikët kanë qenë më pak të rrezikuar nga ndërveprimi, krahasuar me grupet e tjera, theksojnë autorët, sipas të cilëve rreziku i ndërveprimeve mund të reduktohet me përdorimin e AED-eve të reja.

Nga ana tjetër, fakti që ata që kishin të drejtë rimbursimi për shkak të të ardhurave të ulëta, kishin më shumë mundësi të merrnin barna ndërvepruese, "sugjeron që kostoja e një bari është një faktor përzgjedhës për trajtimin", konfirmojnë kërkuesit.

"Një tjetër pengesë për ndryshimin e barnave, shtojnë ata, është mungesa e asistencës nga ana e specialistëve. Ndërveprimet farmakologjike ishin në fakt më pak të mundshme nëse pacientët merrnin kura nga neurologët. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të mungesës së njohurive të jo specialistëve, në lidhje me opsionet farmakologjike për epilepsinë".

Në veçanti, skuadra ka zbuluar se 72,8% e subjekteve me epilepsi ishte vizituar nga një neurolog, krahasuar me 36.3 % të rasteve të mëparshme. Ndonëse përdorimi i barnave më të reja te të moshuarit me epilepsi është ende i përhapur, vëzhgojnë Pisu dhe kolegët, ky përdorim po pakëson shfaqjen e ndërveprimeve farmakologjike me një rrezik të shtuar ose mesatar". Një e dhënë kjo, në njëfarë mënyre, qetësuese.

"Megjithatë, mjekët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rreziqet e mundshme të ndërveprimeve farmakologjike për të cilat rreziku është i mundshëm ndonëse jo i dokumentuar, ndaj duhet një monitorim i kujdesshëm i efekteve anësore dhe marrja parasysh e niveleve të të gjitha barnave. Gjithashtu, për shkak të kompleksitetit të trajtimit, ndihma nga specialistët është veçanërisht e nevojshme për të moshuarit me epilepsi", përfundojnë autorët.

 

Epilepsia, 2018 Feb 7. doi: 10.1111/epi.14010. [Epub ahead of print]
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29411348


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC