Shëndetësi

pri102018

Terapia zëvendësuese hormonale, ka efekte pozitive në funksionimin e trurit

Vëllimet e korteksit prefrontal dorsolateral janë ruajtur te gratë në menopauzën e hershme pas terapisë me estradiol nëpërmjet lëkurës, por jo nëse ato janë trajtuar me estrogjen oral. Këto janë rezultatet e një studimi gjatësor të botuar në "Neurology". "Sasia më e madhe e ruajtjes së vëllimit në këtë rajon të trurit ishte e ndërlidhur me depozitimin më të ulët të amiloidit në të gjithë trurin, një tregues i mundshëm se terapia zëvendësuese hormonale në menopauzë mund të ketë efekte afatgjata pozitive në tru", shpjegon Kejal Kantarci (Klinika Mayo e Rochester, SHBA), i cili udhëhoqi grupin e punës. Studiuesit zgjatën vlerësimin e një nëngrupi të grave pjesëmarrëse në Kronos Early Estrogen Prevention Study (KEEPS).

Gratë e regjistruara në studimin origjinal, të moshës 42-56 vjeç, iu nënshtruan rezonancës magnetike dhe testeve njohëse bazë dhe më pas, u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë estrogjene equine në rrugë orale (0.45 mg/ditë), për të vendosur paç transdermik me 17 â-estradiol (50 ìg/ditë), ose për të marrë placebo. Gjatë terapisë hormonale zëvendësuese, gratë iu nënshtruan sërish rezonancës dhe testeve njohëse pas 18, 36 dhe 48 muajsh. Gjatë vlerësimeve, u vu re një zgjerim më i madh ventrikular dhe tendenca për rritje të hiperintensitetit të substancës së bardhë në të dyja grupet e trajtimit.

Për studimin në fjalë, rezonanca magnetike dhe testet konjitive janë përsëritur tre vjet pas ndërprerjes së fazës së trajtimit hormonal, pra, shtatë vjet pas përzgjedhjes. Analiza ka treguar se pas kësaj periudhe, normat e ndryshueshmërisë së vëllimit cerebral të përgjithshëm dhe e funksionit konjitiv në të dyja grupet e trajtimit, nuk ndryshonin nga placeboja, ndërsa vëllimi i hipertintensitetit të substancës së bardhë, tentonte të shtohej edhe pas përfundimit të terapisë me estrogjene. Si gjatë trajtimit, ashtu edhe në vijim, grupi i trajtuar me estradiol transdermik ka ruajtur vëllimet e kores prefrontale dorsolaterale, krahasuar me placebon, ndërkohë që gratë që kanë përdorur estrogjene orale, kanë patur vëllime më të mëdha ventrikulare vetëm gjatë trajtimit.

 

Neurology 2018. doi: 10.1212/WNL.0000000000005325
http://n.neurology.org/content/early/2018/03/21/WNL.0000000000005325


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC