Shëndetësi

kor162018

DOAC. Përdorimi pas infarktit të rëndë, për parandalimin e ngjarjeve trombotike

Shtimi në një terapi antitromobocitare, i një antikoagulanti me veprim të drejtpërdrejtë, që iu përket të ashtuquajturve DOAC (të njohur edhe si NAO ose NOAC), barna që merren normalisht për reduktimin e rrezikut trombotik në fibrilacionin atrial, mund të përbëjë zgjidhjen për parandalimin e eventeve trombotike të tilla si një infarkt i dytë, iktus apo emboli te pacientët e goditur nga një sindromë koronarike akute.

Ato që e kanë verifikuar kanë qenë rezultatet (e publikuara në "Jama Cardiology") e një rishikimi të gjerë sistematik dhe metanalize të realizuar nga Universiteti Humanitas dhe të koordinuar nga Giulio Stefanini: 473 studime të analizuara, 19 studime klinike të konsideruara të pranueshme, 6 studime të përzgjedhura dhe të përfshira në analizë, me një numër total prej 29.667 pacientësh me infarkte të rënda.

Ky është kampioni statistikor që u ka dhënë mundësi kërkuesve të Humanitasit, në bashkëpunim me kolegët e Institutit Shkencor "San Raffaele" në Milano dhe të Institutit të Kërkimit Klinik Duke, në SHBA, për të evidentuar dobitë e lidhjes së ndërtuar nga DOAC dhe APT te pacientët me infarkt të rëndë, karakterizuar kështu nga prishja e një pllake aterosklerotike të paqëndrueshme që përcakton trombozën koronare dhe rrezikun e lartë trombotik, post infarkt.

Nga disponueshmëria në treg e barnave DOAC, që jepen për parandalimin e iktusit dhe të embolive në subjektet me fibrilacion atrial jo valvular, shpjegon Stefanini, kardiolog në Humanitas dhe kërkues në Humanitas University, "jemi përpjekur të vlerësojmë përdorimin e tyre edhe në parandalimin e eventeve ishemike pas infarktit. Gjithsesi, në studimet e disponueshme deri më tani, rezultonin të diskutueshme të dhënat mbi efikasitetin e një strategjie farmakologjike antitrombotike më intensive, që parashikonte shtimin e një DOAC-u (plus mjekimit me APT) te të gjithë pacientët në vazhdim të një infarkti të miokardit, pa bërë dallime. Në fakt, çmimi që "paguante" pacienti në kuptimin e rrezikut hemorragjik përballë të mirave antiishemike është një rezultat aq i lartë sepse DOAC-ët, në fakt, nuk përdoren zakonisht në praktikën klinike të post-infarktit".

Zbulimi thelbësor që është bërë nga Stefanini dhe kolegët e tij në këtë studim bazohet në faktin që efikasiteti i trajtimit me DOAC, ndryshon në bazë të rëndesës së infarktit. Siç është bërë e njohur, trajtimi i infarktit bazohet gjithashtu në rivaskularizimin mesatar angioplastik të ndjekur nga një terapi e dyfishtë antiagregante (DAPT) për të reduktuar rrezikun trombotik shumë të lartë, që përcaktohet pas çdo lloj infarkti.

"Duke u nisur nga hipoteza se pikërisht marrja e këtij trajtimi pa dallim nga çdo pacient që ka kaluar një ifarkt, ka qenë shkak për rezultatet e dobëta që ai ka shfaqur", thotë Stefanini, "kemi analizuar të gjitha të dhënat e disponueshme deri më tani, për të verifikuar nëse efikasiteti i DOAC-ëve ndryshonte në bazë të profilit të rrezikut që kishte pacienti. Për herë të parë, kemi gjetur prova se ekziston një dobi antitrombotike e kësaj klase barnash, por vetëm te pacientët me tipologji infarkti më të rëndë dhe, në këtë mënyrë, me rrezik më të lartë trombotik".
Në të vërtetë, strategjia që qëndron në themel të shtimit të APT-së me një DOAC, krahasuar me marrjen vetëm të APT-së, është vërtetuar se është një opsion me shumë avantazhe, pikërisht në rastin e pacientëve me stem (Or: 0,76; 95% CI: 0,66-0,88; P < 0,001), ndërsa nuk është vënë re ndonjë efekt i dukshëm i trajtimit te pacientët me NSTE-ACS (anginë të paqëndrueshme dhe nstemi) (Or: 0,92; 95% CI: 0,78-1,09; P=0,36). Kjo, sepse te pacientët me infarkt më të rëndë, shpjegon Stefanini, "dobitë, në kuptimin e mbrojtjes antitrombotike i tejkalojnë më së shumti rreziqet e komplikacioneve hemorragjike, ndërsa te pacientët me infarkt më pak të rëndë, përdorimi i DOAC nuk është i justifikuar, për sa kohë rreziku i hemorragjive do të anulojë dobitë antitrombotike".

Ky rezultat, nënvizon specialisti, "hap rrugë të reja e të rëndësishme në trajtimin e infarktit, rrugë që duhet të konfirmohen nga studime të modeluara ad hoc vetëm për pacientët me infarkt më të rëndë".

 

Jama Cardiol, 2018 Feb 7. doi: 10.1001/jamacardio.2017.5306. [Epub ahead of print] https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29417147

Arturo Zenorini


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC