Shëndetësi

gus22018

Udhëzime të reja për HIV-in: terapia të nisë që nga dita e diagnostikimit

Shoqata Antivirale Ndërkombëtare në SHBA, rekomandon në udhëzimet e saj të reja, të publikuara në "JAMA" që terapia antiretrovirale (ART) të nisë sa më shpejt pas diagnostikimit me HIV dhe, nëse është e mundur, që atë ditë.

Dokumenti rikonfirmon në një pjesë të madhe të tijin, rekomandimet e grupit të vitit 2016. Në dokument paraqiten si trajtime fillestare të preferueshme ato që nuk kërkojnë përforcim me ritonavir apo cobicistat, përveç atyre me një barrierë të lartë ndaj rezistencës dhe shpjegohen hollësisht avantazhet dhe disavantazhet e frenuesve të integrasës INSTI dhe jo INSTI.

"Udhëzimet konfirmojnë se frenuesit e integrasës së brezit të dytë, dolutegravir e bictegravir, ofrojnë avantazhet më të mëdha për trajtimin e HIV-it, me më shumë opsione alternative, nëse ata nuk janë të tolerueshëm. Ata mbështesin edhe ndalimin e disa strategjive afatgjata, të tilla si administrimi i profilaksisë për MAC (Mycobacterium avium complex) dhe monitorimi i numërimit të qelizave CD4 për pacientët e trajtuar me ART, që janë të shtypur virologjikisht", thotë Paul Sax (Shkolla Mjekësore e Harvardit), bashkautor i dokumentit.

Në një editorial shoqërues, James Riddell IV (Qendra Mjekësore e Universitetit të Miçiganit), vë në dukje se pavarësisht disponueshmërisë së barnave të fuqishme antiretrovirale në një tabletë të vetme dhe një infrastrukture të sofistikuar mjekësore, shumë njerëz të infektuar me HIV ende nuk marrin trajtim.

"Sigurisht, udhëzimet kanë një qëllim të rëndësishëm, por ato shërbejnë vetëm si një pikënisje, siç dëshmohet nga fakti se zbatimi ka rezultuar shumë i vështirë.

Është e qartë që, për trajtimin e epidemisë së HIV-it në mënyrë efektive, nevojitet një qasje e zgjatur që përfshin strategji të reja për parandalimin e HIV-it (profilaksia e parandalimit të HIV-it, edukimi për përdorimin e kondomit), testimi gjithëpërfshirës për HIV, lidhja e shpejtë dhe e menjëhershme me asistencën aty ku është e mundur, shtypje virale për njerëzit e infektuar me HIV dhe strategji për të përmirësuar aderimin në trajtim dhe vazhdimi i trajtimit", përfundon editorialisti.

 

JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.8431
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30043070

JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.9184
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30043044


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC