Shëndetësi

tet82018

Antidepresivi amitriptilinë mund të ndihmojë në rastet e lumbalgjisë

Sipas një studimi të ri, të publikuar në "JAMA Internal Medicine", trajtimi me amitriptiline me dozë të ulët, i pacientëve me lumbalgji kronike, redukton paaftësinë pas tre muajsh, pa efekte të kundërta të dëmshme dhe pa një dallim domethënës në përmirësimin e rezultateve të dhimbjes ose të mungesës nga puna pas gjashtë muajsh.

"Antidepresivët me dozë të ulët, zakonisht përshkruhen për menaxhimin e lumbalgjisë kronike dhe përdorimi i tyre rekomandohet në udhëzimet klinike ndërkombëtare, megjithatë, nuk ka ende prova të efikasitetit të tyre", konfirmon Donna Urquhart (Universiteti Monash i Melburnit në Australi), autore kryesore e studimit.

Kërkuesit kanë dashur të përcaktojnë nëse antidepresivët mund të jenë efikasë në reduktimin e dhimbjes, në paaftësinë dhe në mungesën në punë të të rriturve me dhimbje lumbare kronike jo specifike. Për këtë arsye, kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 146 pjesëmarrës (mosha mesatare 54,8 vjeç; 61,6% burrë) për të marrë amitriptilinë me dozë të ulët (25 mg në ditë) ose një krahasues aktiv (benztropina mesilato, 1 mg në ditë) për gjashtë muaj. Pavarësisht nga dhimbja në matjet bazë, pacientët e trajtuar me amitriptilinë me dozë të ulët, nuk kanë shfaqur reduktim më të madh të dhimbjes, krahasuar me krahasuesin në 6 apo 3 muaj. Në gjashtë muaj, grupet nuk kanë shfaqur dallime statistikisht domethënëse sa i përket paaftësisë. Përkundrazi, në tre muaj, pjesëmarrësit e grupit të trajtuar me amitriptilinë me dozë të ulët, kanë treguar përmirësime statistikisht domethënëse sa i përket paaftësisë. Mungesat në punë nuk ndryshuan mes grupeve në tre ose në 6 muaj. Numri i pjesëmarrësve që janë tërhequr për shkak të ngjarjeve të kundërta ka qenë i njëjtë në të dyja grupet (12%).

"Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se përdorimi i amitriptilinës me dozë të ulët mund të jetë një trajtim efikas për lumbalgjinë kronike dhe ofrojnë mbështetje për studimet klinike në shkallë të gjerë për amitriptilinën me dozë të ulët dhe rritje graduale të dozimit. Ndërkohë, mund t'ia vlejë të provohet bari te këta pacientë, mbi të gjitha nëse alternativa e vetme është një opioid", përfundojnë autorët.

 

JAMA Intern Med. 2018. doi: 10.1001/jamainternmed.2018.4222
https://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/article-abstract/2705080


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC