Shëndetësi

nën122018

Më pak riaktivizime, por më shumë rrezik për pneumoni. Pro-të dhe kundra-t e terapisë së trefishtë në BPKO

Sipas një metanalize të publikuar në "British Medical Journal", terapia e trefishtë për sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (BPKO) është e lidhur me një numër më të vogël riaktivizimesh të moderuara ose të rënda në krahasim me terapinë e dyfishtë ose me monoterapinë antagoniste të muscarinës me veprim të gjatë (LAMA), por nuk mungojnë rreziqet.

"Terapia e trefishtë me LAMA, agonistë beta-2 me efekt të gjatë (LABA) dhe kortikosteroide të inhaluara (ICS) përdoren zakonisht te pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Disa metanaliza të mëparshme kanë treguar se terapia e trefishtë me përdorimin e inhalatorëve të shumtë mund të përmirësojë vëllimin e ekspirimit të detyruar në një sekondë (FEV1) dhe gjendjen shëndetësore, por dëshmitë lidhur me efikasitetin e terapisë së trefishtë, në krahasim me terapinë e dyfishtë në parandalimin e përkeqësimeve, nuk janë të mirëdokumentuara", shpjegon Yayuan Zheng (Universiteti Mjekësor i Guangdongun në Zhanjiang, Kinë), autori kryesor i punës.

Për të përmirësuar të kuptuarit e kësaj situate, studiuesit kanë ekzaminuar 21 studime me përzgjedhje rastësore, që kanë krahasuar terapinë e trefishtë me terapinë e dyfishtë apo me monoterapinë te pacientët me BPKO të qëndrueshme, nga e moderuar në shumë e rëndë. Terapia e trefishtë është e lidhur me një numër më të ulët riaktivizimesh nga të moderuara në të rënda, në krahasim me monoterapinë me LAMA (raporti i normës (RR): 0.71), terapia e dyfishtë me LAMA/LABA (RR: 0.78) dhe LABA/kortikosteroide (RR: 0.77). Terapia e trefishtë nuk ka ofruar një avantazh të mbijetesës dhe ka qenë e lidhur me një rrezik më të lartë të pneumonisë sesa LAMA/LABA.

"Terapia e trefishtë duhet marë në konsideratë te pacientët me simptomat e BPKO-së më të rënda, që nuk mund të menaxhohen në mënyrën e duhur me terapi të dyfishtë. Duhen bërë përpjekje gjithashtu për të identifikuar pacientët me fenotipe të BPKO-së që kanë më shumë gjasa për t'iu përgjigjur terapisë së trefishtë, për shembull, duke analizuar nivelet e eozinofileve, karakteristikat e pacientit dhe historinë e riaktivizimit", përfundojnë autorët.

 

BMJ 2018. Doi: 10.1136/bmj.k4388
https://www.bmj.com/content/363/bmj.k4388


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC