Shëndetësi

nën302018

Demenca. Trazadone nuk ka më shumë avantazhe se antipsikotikët atipikë

Sipas një studimi të publikuar në "Canadian Medical Association Journal", trazadone, që përdoret shpesh si alternativë e antipsikotikëve atipikë te të moshuarit me demencë, nuk ofron avantazhe përsa i përket riskut të frakturave dhe rrëzimeve te kjo grupmoshë.

"Mjekët po përpiqen të ulin përdorimin e antipsikotikëve, por trazadone nuk duhet të konsiderohet si një alternativë më e sigurt se antipsikotikët atipikë", konfirmon Jennifer Watt (Spitali St. Michael, Toronto), autore kryesore e punimit. Në strukturat e asistencës afatgjatë, 62% e të shtruarve vuajnë nga demenca dhe shumë prej tyre shfaqin sjellje agresive. Edhe pse ka prova të limituara mbi efikasitetin, antipsikotikët dhe trazadone, një antidepresiv i përdorur edhe për problemet e gjumit, jepen zakonisht për pacientët me demencë.

Kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat që lidhen me 6.588 të moshuar që merrnin një recetë të re për trazadone dhe 2.875 të cilëve iu ishte dhënë së fundmi një antipsikotik atipik. Pra, pacientët e trajtuar me trazadone kanë paraqitur një normë më të madhe rrëzimesh dhe frakturash, duke përfshirë frakturat e legenit, të ngjashme me ato të grupit që ka marrë antipsikotikë atipikë, edhe pse trazadone lidhej me një risk më të vogël të vdekjes te këta pacientë. "Ky studim nënvizon rëndësinë që t'iu jepet prioritet trajtimeve jo farmakologjike për menaxhimin e simptomave të sjelljes dhe atyre psikologjike të demencës", shkruan Elia Abi-Jaoude (Spitali SickKids).

"Trajtimet jo farmakologjike përfshijnë një shumëllojshmëri ndërhyrjesh në sjellje, në mjedis e në mbështetjen nga kujdestari/kujdestarja dhe provat ekzistuese kanë treguar se ato kanë efekt më të madh sesa shumë terapi me barna psikotrope", përfundojnë opinionistët.

 

CMAJ 2018. doi: 10.1503/cmaj.180551
http://www.cmaj.ca/content/190/47/E1376

CMAJ 2018. doi: 10.1503/cmaj.181486
http://www.cmaj.ca/content/190/47/E1374


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC