dhj112018
Dozimi i troponinës me ndjeshmëri të lartë, mund të reduktojë testet e stresit kardiak
Dozimi i troponinës mund të zvogëlojë numrin e testeve të stresit kardiak, sipas konkluzioneve të një studimi vëzhgues të publikuar në "Annals of Internal Medicine" dhe të firmosur nga Muhammad Hammad (Emory University School of Medicine) dhe kolegët e tij.
"Shumë pacientë me sëmundje koronarike i nënshtrohen rregullisht testit të stresit", shkruajnë autorët, duke kujtuar që ekzaminimi lejon studimin e sjelljes së muskulit kardiak ose variacioneve të parametrave hemodinamike valvulare gjatë rritjes së ngarkesës së punës, duke lejuar diagnostikimin dhe menaxhimin e sëmundjes koronarike (CAD), por metoda është e kushtueshme dhe shumë e përdorshme. Kushton aq shumë saqë udhëzimet aktuale e rekomandojnë te personat me kardiopati ishemike që është vënë re vetëm në rastet e rënda për të vlerësuar simptomat e reja. "Dozimi i troponinës kardiake I (hs-cTnl) me ndjeshmëri të lartë zbulon përqendrime kryesisht inferiore ndaj atyre që zbulohen nga testi konvencional, duke lejuar shtresëzimin e pacientëve me CAD", shpjegojnë kërkuesit e Universitetit të Emorit, që kanë ekzaminuar dy grupe pacientësh te të cilët testi i sforcimit kardiak, farmakologjik ose me ushtrime fizike, është kryer me ndihmën e SPECT-it (Single Photon Emission Computed Tomography).
Një grup 589 individësh me CAD të qëndrueshëm është përdorur për të përcaktuar nivelin e cut-off -it të hs-Tnl-së, që ka rezultuar të jetë 2,5 pikogramë për mililitër. Më pas, duke përdorur këtë vlerë, kërkuesit kanë qenë në gjendje të identifikojnë një nëngrup me 101 pacientë me probabilitet të ulët për ishemi të induktueshme.
"Këto rezultate sugjerojnë që dozimi i troponinës me ndjeshmëri të lartë mund të përdoret për të identifikuar individët me CAD të qëndrueshëm përpara se të kryhet testi i stresit kardiak, duke bërë të mundur reduktimin e numrit të testeve të kryera", përfundon Hammadah-u. "Dozimi i vlerave të troponinës mund të reduktojë jo vetëm numrin e testeve të stresit kardiak, por edhe kostot e asistencës shëndetësore dhe ekspozimit ndaj rrezatimeve", komenton në një artikull shoqërues Philip Devereaux, drejtor i divizionit të kardiologjisë në Universitetin McMaster.
Ann Intern Med. 2018. doi: 10.7326/M18-0670
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30398528
Ann Intern Med. 2018. doi: 10.7326/M18-2984
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30398543