jan302019
Kanceri i gjirit. Rekomandimet e reja mbështesin parandalimin me kimioterapi
Në një draft të ri të rekomandimeve, që është i disponueshëm online për t'u komentuar nga ekspertët, Task Forca Amerikane për Shërbimet Parandaluese (USPSTF), ka konfirmuar mbështetjen e saj për parandalimin kimioterapik me tamoxifene dhe raloxifene për gratë që janë në risk të lartë për kancer të gjirit dhe ka shtuar mundësinë e përdorimit të inhibitorëve të aromatazës për këtë qëllim, një risi në lidhje me udhëzimet e vitit 2013.
Rekomandimet e reja janë mbështetur nga të dhënat e ardhura prej studimeve klinike që tregojnë se si parandalimi me kimioterapi te gratë që janë në risk të lartë, redukton incidencën e karcinomës mamare invazive. Një revizion sistematik i kryer për USPST-në ka zbuluar në fakt që në krahasim me placebon, tamoxifene ka reduktuar incidencën e karcinomës mamare invazive në 7 ngjarje për 1.000 gra në harkun e pesë viteve, raloxifene në 9 ngjarje për 1.000 gra në harkun e 5 viteve dhe inhibitorët e aromatazës në 16 ngjarje për 1.000 gra në harkun e 5 viteve.
Sipas asaj që kanë observuar ekspertët, përfitimet absolute mund të jenë edhe më të mëdha për gratë me 3% ose më shumë risk të parashikuar për kancerin e gjirit. Por, nga ana tjetër, qoftë tamoxifene qoftë raloxifene lidhen me efektet e padëshiruara nga të lehta në të moderuara, ndërmjet të cilave, një rritje e ngjarjeve tromboembolike venoze dhe simptomave vazomotore.
Tamoxifene sjell një risk më të lartë për tromboembolizëm, më të madh te gratë në moshë në krahasim me ato më reja dhe mund të rrisë riskun e kancerit të endometrit te gratë me uterus; risku i fundit nuk është observuar për raloxifenin. Tamoxifene mund të rrisë edhe riskun e kataraktit. Dëmtimet potenciale të inhibitorëve të aromatazës, që mund të jenë nga më të lehtat deri te të moderuarat, përfshijnë simptomat vazomotore, simptomat gastrointestinale, dhimbjen muskulo-skeletike dhe ngjarjet kardiovaskulare, si iktusi. Për më tepër, këto barna nuk reduktojnë riskun e frakturave dhe në fakt, mund ta rritin atë.
Task forca thekson se përfitimi potencial i reduktimit të riskut të kancerit të gjirit duhet të balancohet me dëmtimet potenciale të efekteve negative dhe këshillon përdorimin e parandalimit nga kimioterapia te gratë që paraqesin një risk të lartë të kancerit të gjirit dhe që janë edhe në risk të ulët të efekteve negative nga barnat.
USPSTF - Breast Cancer: Medication Use to Reduce Risk
https://www.uspreventiveservicestaskforce.org/Page/Document/draft-recommendation-statement/breast-cancer-medications-for-risk-reduction1