Shëndetësi

mar122019

Dhuna ndaj personelit shëndetësor. Mjekët, një orë protestë

Rastet e shpeshta të dhunës ndaj personelit mjekësor kanë bërë që mjekët e qendrës më të madhe spitalore në vend, të ndërpresin punën për një orë gjatë kësaj të marte. Në oborrin e QSUT-së, në orën 9.00 paradite kishin dalë mjekë e profesorë me shumë vite pune mbi supe në shërbime të rëndësishme spitalore, të cilët ende në vitin 2019 kërkojnë siguri në ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientin.

"Autoritetet duhet të tregojnë tolerancë zero ndaj dhunuesit të mjekut. Ka ardhur koha të ndryshojmë kulturën, në mënyrë që të mos reagojmë pasi ka ndodhur dhuna, por për të parandaluar dhunën", shprehet prof. dr. Arjan Harxhi.
Ndërsa një tjetër mjek i njohur, prof. dr. Tritan Kalo ua adreson dhunën ndaj mjekëve problemeve që shkakton politika.
"Populli duhet ta dijë se varfërinë nuk ia shkaktojmë ne, problemet nuk ia shkaktojmë ne. Ne jemi në spital për të ndihmuar njerëzit", shprehet Kalo.

Protestës së mjekëve i është bashkuar edhe zv. ministrja Mira Rakacolli, e cila tha se kanë nisur tentativat për të ndryshuar kodin penal, ndryshime të cilat janë kërkuar që në vitin 2016. Zv. ministrja e Shëndetësisë siguroi mjekët se do të nisë së shpejti edhe riorganizimi i shërbimit të sigurisë në çdo spital.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC