maj202019
HIV. Antitrupi UB-421 shfaqet efikas, pa e nxitur rezistencën
Infuzionet e rregullta të një antitrupi që bllokon vendin e lidhjes së HIV-it në qelizat imune të njeriut, mund të mbajë nën kontroll nivelet e HIV-it deri në katër muaj, te njerëzit që i nënshtrohen një pushimi të shkurtër në regjimet e tyre të terapisë antiretrovirale (ART). Këto janë rezultatet e një studimi të vogël të kryer në Tajvan dhe të botuar në "New England Journal of Medicine".
"Antitrupi, i njohur si UB-421, ka rezultuar i sigurt dhe nuk ka nxitur prodhimin e HIV-it rezistent ndaj antitrupave", tha Chang-Yi Wang (Shef shkencor dhe president i United BioPharma, Inc.), i cili udhëhoqi grupin e punës. Kërkuesit kanë regjistruar 29 vullnetarë me HIV të kontrolluar mirë, të cilët kanë marrë infuzione të antitrupit.
Regjimet e zakonshme të ART-së të marra çdo ditë nga pacientët në rrugë orale u ndërprenë në kohën e infuzionit të tyre të parë ose një javë më vonë, në varësi të regjimit farmakologjik që është ndjekur. Katërmbëdhjetë pjesëmarrës të studimit morën tetë infuzione të rregullta javore me UB-421, ndërsa 15 morën tetë infuzione me dozë të lartë çdo dy javë. Në fund të periudhës së trajtimit prej 8 ose 16 javësh, të gjithë vullnetarët rifilluan regjimin e tyre të mëparshëm të ART-së dhe u vlerësuan në vizitat pasuese deri në tetë javë më vonë. Vetëm një pjesëmarrës e ndërpreu studimin për shkak të një skuqjeje të lehtë të lëkurës. Vullnetarët nga të dyja grupet, e kanë ruajtur supresionin e HIV-it (nivelet plazmatike të HIV RNA më të ulëta se 20 kopje/mL) gjatë periudhës së trajtimit në mungesë të ART-së.
"Infuzionet e mëparshme eksperimentale të antitrupave të neutralizuar ishin në gjendje ta supresonin HIV-in për rreth dy javë, duke synuar proteinat e pranishme te vetë virusi, por shpejtësia e madhe e mutacionit të HIV-it, ka nxitur çepe rezistente ndaj vetë antitrupave, që e kanë bërë trajtimin joefikas. UB-421 eviton teorikisht këtë mundësi, duke bllokuar një proteinë humane të qëndrueshme që përdor HIV-i për të infektuar qelizat T dhe, në fakt, në këtë studim nuk është vënë re rezistencë ndaj UB-421", nënvizojnë autorët. Në Tajvan dhe Tajlandë janë programuar studime të tjera të kontrolluara me placebo, për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e UB-421 si trajtim për HIV-in.
N Engl J Med 2019. Doi: 10.1056/NEJMoa1802264
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1802264