Shëndetësi

nën142019

HIV. Zbulohet në Afrikë shtami i ri, por terapitë aktuale janë efikase

Për herë të parë në thuajse njëzet vjet, është zbuluar një shtam i ri i HIV-it, që bën pjesë në grupin M, të llojit HIV-1, sipas asaj që referohet në një studim të publikuar në "Journal of Acquired Immune Deficiency Syndromes".

"Ky është një studim i rëndësishëm, sepse i ndihmon kërkuesit të identifikojnë shtamet qarkulluese të virusit", shpjegon Mary Rodgers (Kërkimi i Sëmundjeve Infektive, Abbott Diagnostics, Ilinois), autore kryesore e studimit. Në vitin 2000 janë përvijuar udhëzimet për identifikimin e një lloji të ri të HIV-it dhe një nga kërkesat është që tre raste të infeksionit me atë virus duhej të identifikoheshin në mënyrë të pavarur në zona të ndryshme gjeografike.
Studiuesit thonë se dy raste të këtij shtami infektiv janë zbuluar në vitet 1983 dhe 1990 në Republikën Demokratike të Kongos dhe konfirmuan një rast të tretë të këtij infeksioni në Kongo në vitin 2001. Në kohën e mbledhjes së mostrave të para të gjakut që paraqitnin këtë shtam të ri, gjenomika nuk ishte aq e zhvilluar sa tani. Kampioni i tretë, nga ana tjetër, që vinte nga një studim i vogël që po shqyrtonte transferimin e infeksionit nga nëna te fetusi, na dha nundësi të bënim një hartë të të gjithë gjenomit të shtamit të ri dhe të konfirmonim ekzistencën e nënllojit të ri, i cili paraqet dallime shumë të vogla krahasuar me të tjerët, të cilat është e vështirë të zbulohen.

Ekspertët kanë qenë në gjendje të zhvillonin një teknikë të aftë për të gjetur këto ndryshime shumë të vogla. "Bibliotekat metagjenomike (mNGS), të pasuruara me synime specifike për HIV-in (HIV-xGen), janë kombinuar për sekuencimin e gjeneratës së ardhshme (NGS) për të zgjeruar mbulimin e gjenomit", shpjegon Rodgersi. Për të bërë hartën e gjenomit të plotë të shtamit të ri, ekipi ka qenë në gjendje ta identifikonte nënllojin si nënlloj L të grupit M. Aktualisht, nuk njihen efektet e sakta të këtij shtami të virusit mbi njeriun, ose nëse sillet ndryshe brenda trupit, në krahasim me shtamet e tjera të HIV-it.

Anthony Fauci, drejtor i Instituteve Kombëtare të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, siguroi që barnat aktuale të HIV-it janë në gjendje të luftojnë edhe këtë shtam të ri. "Nuk ka asnjë arsye për panik. Njohja e shtameve të reja mund të ndihmojë në zhvillimin e një harte të evolucionit të HIV-it me kalimin e kohës", përfundon Fauci.


JAIDS Journal of Acquired Immune Deficiency Syndromes Published Ahead of Print DOI: 10.1097/QAI.0000000000002246
https://insights.ovid.com/crossref?an=00126334-900000000-96307


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC