sht242019
Vaksina për HPV-në. Mbrojtje e tufës edhe për infeksionet orale
Vaksina HPV është në gjendje të prodhojë një mbrojtje të tufës edhe sa u përket infeksioneve orale të HPV-së te burrat e pavaksinuar. Ky është rezultati i një kërkimi të botuar në "JAMA", në të cilin flitet për një ulje prej 37% në rastet e infeksioneve orale të lidhura me shtamet e HPV-së, të përfshira në vaksinë në periudhën 2009-2016 në këtë popullatë.
"Vaksinimi kundër HPV-së në Shtetet e Bashkuara rekomandohet që nga viti 2006 për gratë dhe që nga viti 2011, për burrat, për të parandaluar infeksionet anogjenitale nga HPV-ja dhe tumoret e lidhura me to. Sidoqoftë, parandalimi i infeksioneve orale nga HPV-ja dhe kancereve të lidhura me gojën dhe fytin nuk është tregues për vaksinën, veçanërisht sepse provat klinike mungojnë", shpjegon Anil Chaturvedi (Instituti Kombëtar i Kancerit në Rokvil, SHBA), i cili ka drejtuar grupin e punës.
Për t'u thelluar në këtë çështje, studiuesit gjeneruan të dhëna përfaqësuese në shkallë vendi për infeksionet orale nga HPV-ja në SHBA, nga viti 2009, deri në vitin 2016 dhe më pas kërkuan prova të mbrojtjes së tufës te burrat dhe gratë e pavaksinuar, 18-59 vjeç. Analiza e të dhënave tregoi se mbizotërimi i infeksioneve orale nga shtamet HPV të përfshira në vaksinë, u ul nga 2.7% në 1.6% te burrat e pavaksinuar, ndërsa nuk zbuloi ndryshime në infeksionet e lidhura me llojet të HPV-së që nuk përfshihen në vaksinë. Përkundrazi, infeksionet orale nga HPV-ja te gratë e pavaksinuara mbetën të pandryshuara, si për llojet e HPV-së të përfshira në vaksinë, ashtu edhe për ato që nuk përfshihen.
Rezultatet, pra, sugjerojnë praninë e një mbrojtjeje të tufës kundër infeksioneve orale nga HPV-ja te burrat, që sipas autorëve ka të ngjarë të ndodhë për shkak të shtimit të vaksinimeve kundër HPV-së te gratë. Ekspertët besojnë se mungesa e dukshme e mbrojtjes së tufës midis grave të pavaksinuara mund të jetë pasojë e anës së dobët statistikore të studimit, për shkak të prevalencës së ulët të infeksionit oral nga HPV-ja te gratë.
JAMA 2019. Doi: 10.1001/jama.2019.10508
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2749588