Shëndetësi

sht302019

Atrofia vulvovaginale pas menopauzës. Efikas xheli me bazë estradioli

Sipas rezultateve të studimit REJOICE, të sapopublikuar në revistën "Menopause", një bar i ri vaginal në formë xheli me bazë 17beta-estradiol, lehtëson atrofinë vulvovaginale të pasmenopauzës (VVA), pas vetëm dy javësh terapi.

"Lehtësia e përdorimit, efikasiteti dhe dozimi i ulët, e bëjnë atë trajtim të vijës së parë për gratë me VVA simptomatike", thotë firmëtarja kryesore Ginger Constantine (EndoRheum Consultants, LLC, Pensilvani), që së bashku me kolegët kanë vlerësuar normat e përgjigjes ndaj medikamentit (me emrin tregtar Imvexxy) në dozat 4, 10 e 25 µg mbi 695 gra në pas menopauzë me dispareuni mesatare/të rëndë. Pas 14 ditësh trajtimi, përqindja e përgjigjes (e përcaktuar si arritja e të paktën dy nga tre rezultatet klinike: qelizat sipërfaqësore vaginale > 5%, pH vaginal <5,0 dhe përmirësim të dispareunisë) ka rezultuar dukshëm më e lartë në grupet e trajtuara me estradiol, krahasuar me placebon: 74% me 4 µg, 81% me 10 µg dhe 82% me 25 µg kundrejt 24% të placebos.

"Dallimi ishte ende i pranishëm pas 12 javësh terapi me 72, 80 e 79% respektivisht për të treja dozimet e barit, krahasuar me 33% me placebo", shkruajnë kërkuesit, duke nënvizuar se pjesa më e madhe e grave të kuruara me xhelin e estradiolit, që ishin përgjigjur në javën e dytë (85%) ishin përgjigjur edhe në javën e 12-të, ndërsa 46% e atyre që nuk ishin përgjigjur në javën e dytë ishin bërë responder në javën e 12-të.
"Kush i përgjigjej trajtimit në javën e dytë, kishte 7,9 herë më shumë mundësi të kishte një përgjigje pozitive edhe në javën e 12-të, krahasuar me ato që nuk ishin përgjigjur', saktëson autorja, duke shtuar se këto të dhëna mund të mbështesin gjinekologët në këshillimin e barit për gratë në post menopauzë, me dispareuni mesatare/të rëndë.

Constantine përfundon: "Ovulat vaginale Imvexxy 4 e 10 µg sapo janë aprovuar ng FDA-ja për trajtimin e dispareunisë mesatare/të rëndë, të lidhur me VVA-në post menopauzale".


Menopause. 2019. doi: 10.1097/GME.0000000000001394
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31433355


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC