tet42019
Sëmundja Crohn. Një bar biologjik përmirëson shërimin e mukozës
Në sëmundjen Crohn, patologji kronike e intestinit, cikatrizimi i mukozës është një nga qëllimet më të rëndësishme për pacientët. Një studim ndërkombëtar i publikuar në "Gastroenterology", tregon efikasitetin, në kuptimin e cikatrizimit, të një medikamenti (vedolizumab) sidomos te pacientët e patrajtuar ndonjëherë me barna biologjike.
Kërkimi "riforcon konceptin se pacientët me sëmundje të parakohshme u përgjigjen më mirë barnave biologjike, jo vetëm sa iu takon simptomave, por edhe përsa i takon dëmit struktural", shpjegon Silvio Danese, autori kryesor i studimit, përgjegjës i Qendrës së Sëmundjebe Inflamatore Kronike Intestinale në Humanitas.
Në përgjithësi, sëmundja e Crohn-it ndodh në pjesën e fundit të zorrëve të vogla (ileum) dhe në zorrën e trashë, por mund të ndodhë në çdo pjesë të traktit tretës, nga goja në anus dhe madje edhe në lëkurën përreth tij. Për herë të parë, studimi vlerëson efektin e barit përtej mukozës intestinale përmes MRI-së. "Rezultatet, vazhdon Danese, tregojnë se bari është në gjendje jo vetëm të shërojë mukozën në nivelin endoskopik, por edhe përmes të gjitha shtresave të murit intestinal, siç dëshmohet nga rezonanca magnetike, pasi sëmundja prek intestinin në tërë trashësinë e tij".
Për të marrë këto rezultate, kanë rëndësi thelbësore diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm. Studimi i hapur i Fazës III, thuhet në një shënim të Humanitasit, përfshin 110 pacientë me sëmundjen e Crohn-it në fazë aktive.
Përafërsisht një e treta e ka arritur remisionin endoskopik të arritur pas 52 javësh trajtimi dhe dy të tretat kanë arritur një remision histologjik në javën e 26-të. Sëmundja e Crohn-it është një sëmundje kronike, progresive dhe paaftësuese që shkakton inflamacion të traktit gastrointestinal dhe mund të favorizojë zhvillimin e ngushtimeve, fistulave ose absceseve që kërkojnë operacion te rreth gjysma e pacientëve brenda dhjetë viteve pas diagnostikimit.