Shëndetësi

mar162020

Kujdes nga përdorimi i antibiotikëve makrolidë në shtatzëni

Sipas një studimi të botuar në "The BMJ", fëmijët e lindur nga nënat që përdorën antitrupa makrolidë gjatë shtatzënisë, kanë një rrezik më të lartë për defekte të lindura, sesa fëmijët, nënat e të cilëve morën penicilinë. Në veçanti, Heng Fan, nga Kolegji Universitar i Londrës dhe kolegët e tij, vëzhguan një rrezik të shtuar për keqformime gjenitale te fëmijët dhe, kur barnat janë përdorur në tremujorin e parë të shtatzënisë, për keqformime të mëdha, veçanërisht kardiovaskulare.

"Duke hamendësuar se lidhjet janë shkakore, vlerësojmë se për çdo 1.000 nëna të cilave u janë përshkruar makrolide në vend të penicilinave gjatë tremujorit të parë, më shumë se 4.1 foshnje do të kishin keqformime kardiovaskulare", shkruajnë ata. Dëshmi të rezultateve anësore serioze, megjithëse të rralla, të makrolideve te foshnjat e palindura ende, që me siguri rrjedhin nga potenciali pro-aritmik i këtyre barnave, kishin dalë tashmë nga studimet e mëparshme, por këshillat në lidhje me përdorimin e tyre në shtatzëni ndryshojnë në të gjithë vendet. Për këtë arsye, studiuesit kryen një studim vëzhgues, në të cilin u përdorën të dhëna nga mbi 104,000 foshnje të lindura në Mbretërinë e Bashkuar në periudhën 1990-2016, nga nëna të cilave u ishin përshkruar makrolide (eritromicinë, klaritromicinë ose azitromicinë), ose penicilina gjatë shtatzënisë. Kontrollet negative u përfaqësuan nga vëllezërit e motrat (53,735) dhe fëmijët, nënat e të cilëve kishin përdorur antibiotikë para shtatzënisë (82,314). Keqformime të mëdha u hasën në 186 nga 8,632 (21.55 për 1.000) fëmijë të lindur nga gratë shtatzëna me përshkrime makrolidesh gjatë shtatzënisë dhe në 1,666 nga 95.973 (17.36 në 1,000) fëmijë, nënat e të cilëve kishin marrë penicilina.

Te fëmijët, është vëzhguar një shtim i rrezikut për keqformime të mëdha, veçanërisht kardiovaskulare, në rast përshkrimi makrolidesh në 3 muajt e parë të shtatzënisë, ndërsa përdorimi i këtyre barnave në çfarëdo tremujori është lidhur me keqformime të organeve gjenitale. Nuk u zbulua asnjë lidhje me çrregullimet e zhvillimit nervor (paralizë cerebrale, epilepsi, çrregullim i hiperaktivitetit dhe i deficitit të vëmendjes dhe çrregullim i spektrit autik). "Këto rezultate tregojnë se makrolidet duhet të përdoren me kujdes gjatë shtatzënisë dhe nëse është e mundur, duhet të përshkruhen antibiotikë alternativë derisa të kemi në dispozicion hulumtime të mëtejshme", përfundojnë autorët.


BMJ. 2020. Doi: 10.1136/bmj.m331.
https://doi.org/10.1136/bmj.m331


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC