Shëndetësi

kor62021

Barnat në shtatzëni. Nga suplementet, te terapitë kronike: këshillat e farmacistit

Marrja e barnave gjatë shtatzënisë lidhet me frikë dhe shqetësime në lidhje me efektet e mundshme negative që mund të kenë në fetus. Para së gjithash, farmacistët kanë për detyrë të sigurojnë gratë shtatzëna se vetëm 1% e keqformimeve të fetusit i atribuohet përdorimit të barnave. Më pas, detyra është të bëhet një edukim korrekt shëndetësor dhe të këshillohen sa më mirë gratë shtatzëna. Në përgjithësi, është shumë e vështirë të thuash që një medikament është absolutisht i sigurt në shtatzëni. Nëse përdorimi do të bëhej i domosdoshëm, do të ishte e preferueshme të zgjidhen produktet mjekësore që kanë qenë në treg për një kohë të gjatë, për të cilat ka më shumë informacion në lidhje me efektet e tyre të padëshiruara dhe toksike, përfshirë ato në fetus.


Terapitë kronike që nuk duhet të ndërpriten

Cilat janë barnat e rrezikshme për fetusin? Çfarë duhet bërë në rastet e terapive kronike? Barnat potencialisht toksike për fetusin quhet teratogjene dhe mund të shkaktojnë abort brenda disa javëve pas konceptimit. Antiepileptikët (acidi valproik) dhe retinoidet (izotretinoina), për shembull, janë përgjegjës për keqformimet kur merren në periudha të caktuara të shtatzënisë, si dhe disa antihipertensivë (frenues ACE), antikoagulues (varfarina) dhe stabilizues të humorit (litium). Pacientët duhet të kujtohen që të mos ndërpresin marrjen e terapive kronike nëse nuk diskutojnë më parë me mjekun ose gjinekologun e tyre, i cili do të vlerësojë, kur është e mundur, alternativën më të përshtatshme terapeutike për subjektin.


Përqendrimi te suplementet. Roli që luan këshilla e farmacistit

Disa studime tregojnë se gratë shtatzëna kanë tendencë të shmangin marrjen e barnave dhe iu drejtohen trajtimeve jo-framakologjike me besimin shpesh të gabuar se produktet natyrale janë më të sigurta. Farmacistët, falë njohurive të tyre për bimët medicinale dhe ndërveprimet e mundshme, në veçanti, në tremujorin e parë të shtatzënisë, duhet të këshillojnë mospërdorimin e bimëve medicinale dhe derivateve të tyre, të cilat duhet të kufizohen në rastet e nevojës aktuale dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen mjekësore. Substancat më të rrezikshme bimore janë vajrat esenciale, të pranishme edhe në propolis, alkaloide dhe laksativë antrakinonikë. Edhe marrja e suplementeve vitaminike pa këshillën e mjekut mund të jetë e padobishme dhe jo vetëm: disa vitamina (të tilla si vitamina A dhe vitamina D) nëse merren në sasi të tepërt, mund të shkaktojnë ndryshime në zhvillimin e fetusit ose efekte të padëshiruara te foshnja. Një dietë e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime, është e mjaftueshme për të garantuar nevojën normale për vitamina. Prandaj, farmacistët mund të sigurojnë dhe parandalojnë që gratë shtatzëna të përdorin barna ose suplemente të papërshtatshme, ose të ndërpresin terapinë pa u konsultuar me mjekun e tyre. Diabeti ose epilepsia e patrajtuar mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore për nënën, me pasoja për fëmijën e palindur.



Paolo Levantino, farmacist klinik


Burime:
https://www.sifweb.org/sif-magazine/articolo/farmaci-e-gravidanza-si-o-no-2021-05-09 https://www.aifa.gov.it/sites/default/files/Opuscolo_F&G_web.pdf


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC