Farmaci

maj102022

Metformina te baballarët para konceptimit, rrezik për keqformime gjenitale te fëmija

Shoqata Italiane e Mjekësisë së Brendshme (SIMI) ka komentuar kështu rezultatet e një studimi vëzhgues danez, të koordinuar nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Stanford dhe të botuar në Annals of Internal Medicine, sipas të cilit burrat që marrin metforminë në tre muajt para konceptimit, janë 40% më të rrezikuar për të pasur fëmijë me defekte të lindura në sferën gjenitale. Ky nuk është një alarm i parëndësishëm kur merret parasysh se metformina është një nga barnat më të përdorura për diabetin e tipit 2, i indikuar si zgjedhja e parë në të gjitha udhëzimet ndërkombëtare. Por, a është ky një alarm vërtet i justifikuar?

"Ky studim, komenton profesor Giorgio Sesti, president i Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Brendshme SIMI, të kujton shumë një histori të disa viteve më parë, alarmin e krijuar për insulinën glargine e cila dukej se ishte e lidhur me një rrezik të shtuar për kancer, gjë që u hodh poshtë plotësisht nga studimet me përzgjedhje rastësore dhe nga studime të tjera vëzhguese. Duhet mbajtur gjithmonë parasysh se rezultatet e studimeve vëzhguese mund të ndoten nga një sërë faktorësh ngatërrues dhe për këtë arsye, nuk tregojnë kurrë një lidhje të caktuar shkak-pasojë".

Hulumtimi u krye në Danimarkë, duke përdorur të dhëna nga regjistrat kombëtarë për mbi 1 milion lindje në periudhën 1997-2016; Midis kësaj sasie të madhe të dhënash, autorët e studimit vendosën të bënin një krahasim midis baballarëve të cilëve u ishte dhënë terapi me metforminë dhe atyre që merrnin terapi me antidiabetikë të tjerë (baballarët ishin të gjithë nën 40 vjeç, ndërsa nënat ishin nën 35 vjeçe) në kërkim të dallimeve në praninë e defekteve kongjenitale te fëmijët. Periudha 3-mujore nuk u zgjodh rastësisht, sepse është koha që i duhet farës për t'u maturuar. Rezultatet e studimit tregojnë se frekuenca e defekteve gjenitale të lindura te fëmijët e lindur nga baballarët me terapi me metforminë në tre muajt para konceptimit ishte 4.6%, krahasuar me 3.1% (një ndryshim prej 40%) te fëmijët e baballarëve diabetikë që merrnin barna të tjera; ky çekuilibër nuk ishte i dukshëm te baballarët që kishin ndërprerë metforminën tre muaj para konceptimit, as tek ata të cilëve medikamenti u ishte përshkruar pas dritares 3-mujore të kërkuar për maturimin e spermatozoidëve.

Defektet kongjenitale që treguan një ndryshim të rëndësishëm statistikisht ishin vetëm ato që preknin organet gjenitale të jashtme te djemtë. Një hipotezë e mundshme, që megjithatë mbetet për t'u verifikuar në studimet e ardhshme rast-kontroll, mund të jetë një ndryshim në nivelet e testosteronit, ndoshta i shkaktuar nga terapia orale antidiabetike. "Këshillimi i duhur me mjekun para konceptimit, vazhdon Giorgio Sesti, indikohet gjithmonë në rastin e diabetit, për nënën dhe për babanë, veçanërisht nëse kompensimi glicemik nuk është optimal dhe në rastin e marrjes së barnave. Megjithatë, duhet ripërsëritur se ky studim është i një lloji vëzhgues dhe për këtë arsye tregon vetëm praninë e një lidhjeje, por jo një marrëdhënie shkak-pasojë. Kjo do të thotë se një sërë faktorësh të tjerë mund të kenë kontribuar në këtë ndryshim."

Megjithatë, për SIMI-n, ky që u theksua nga studimi danez është një fenomen për t'u marrë parasysh, edhe duke pasur parasysh faktin se mosha në diagnozën e diabetit të tipit 2, dikur i quajtur "i të rriturve (apo i të moshuarve) është në rënie gjithnjë e më shumë për shkak të pandemisë së obezitetit, që është përcaktuesi kryesor i shfaqjes së diabetit të tipit 2.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC