Shëndetësi

mar202020

Covid-19. Për diagnostikimin e shpejtë dhe efikas, mjafton tamponi i ARN-së

Për diagnostikimin e shpejtë të Covid-19, rezulton efikas vetëm tamponi që bazohet në identifikimin e ARN-së virale, ndërsa shumë prej "testeve të shpejta" nuk kanë patur rezultate pozitive, siç specifikohet nga Komiteti Teknik-Shkencor (CTS), në një shënim të ministrisë italiane të Shëndetësisë.

Në dritën e provave dhe të dhënave në dispozicion, CTS-ja ka saktësuar se deri më tani, testet e bazuara në identifikimin e antitrupave (të tipit IgM dhe IgG) të drejtuar kundër virusit Sars-CoV-2 nuk janë në gjendje të sigurojnë rezultate mjaftueshëm të besueshme për diagnozën e shpejtë te pacientët që zhvillojnë Covid-19 dhe se ato nuk mund ta zëvendësojnë testin klasik që bazohet në identifikimin e ARN-së virale në materialin e marrë nga tamponi rinofaringeal.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht po vlerëson rreth 200 teste të reja të shpejta bazuar në qasje të ndryshme dhe rezultatet që lidhen me këtë aktivitet ekzaminimi do të jenë në dispozicion në javët e ardhshme. Në pritje, CTS-ja përsërit se "qasja diagnostike standarde dhe e pranuar ndërkombëtarisht mbetet ajo e bazuar në kërkimin e ARN-së virale në tamponin rinofaringeal", siç thuhet në deklaratën zyrtare.

Në fund, Komiteti e konsideron thelbësore "të bëhen vlerësime krahasuese midis rezultateve të arritshme përmes përdorimit të tamponeve dhe testeve të shpejta, në kontekstin e studimeve të kryera rigorozisht dhe ndan gatishmërinë për të dhënë sugjerime në lidhje me to".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC