Shëndetësi

pri12020

Helmimi i fëmijëve nga barnat. Katër gabime që nuk duhen bërë

Pilula të hequra nga ambalazhimet origjinale dhe të vendosura në mbajtëse tabletash që hapen lehtësisht, tableta të lëna mbi një komodinë, apo në qese plastike gjatë udhëtimeve, të tjera që kanë humbur, pasi kanë rënë përtokë... këto janë rrethanat më me risk për helmim aksidental te fëmijët nën 5 vjeç. Gjysma e rasteve në 400.000 telefonata në qendrën e antiintoksikimit dhe në 50.000 vizita në departamentin e urgjencave në SHBA çdo vit, janë raste në të cilat një i rritur i ka hequr barnat nga mbajtëset e tyre me siguresë për fëmijët. Këtë e ka regjistruar një studim i zhvilluar nga qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC).
Në një deklaratë, autori kryesor i studimit, Daniel Budnitz, divizioni i favorizimit të cilësisë së shëndetit në CDC, nënvizon nevojën për të "vënë një theks më të madh mbi inkurajimin e të rriturve për t'i ruajtur barnat në mbajtëse me karakteristika për sigurinë e fëmijëve", por edhe për të zhvilluar "opsione novatore mbajtësish për barna që favorizojnë aderencën e të rriturve dhe që ofrojnë lehtësi dhe prakticitet, duke e ruajtur sigurinë për fëmijët".

Studimi ka përshkruar katër situatat më të zakonshme në të cilat fëmijët e vegjël e kanë patur më të lehtë të merrnin tabletat që ishin hequr nga ambalazhi origjinal:

- Tableta të vendosura në organizatorët e tabletave, që nuk kanë siguresë për të mos u hapur nga fëmijët.

- Tableta të vendosura në bagazhe apo në enë jo të siguruara për hapje nga fëmijët, që prindërit i merrnin me vete gjatë shpërnguljeve apo udhëtimeve.

- Tableta të lëna jashtë mbi sipërfaqet e shtëpisë apo mbi një komodinë lehtësisht të arritshme.

- Tableta që kanë mbetur përtokë pasi kanë rënë.

 

Barnat që mbaheshin më së shumti në enë të pasigurta ishin barnat për çrregullimin e hiperaktivitetit/deficitit të vëmendjes (49%) dhe opioidet kundër dhimbjeve (43%). Barnat që mbaheshin në enë për udhëtime ishin kryesisht terapitë për diabetin (34%) dhe ato për zemrën (31%).
Barnat që merren pa recetë ishin ato që shpesh merreshin direkt nga fëmijët e vegjël nga mbajtëset origjinale, pasi, siç vunë në dukje autorët e studimit, shumë prej këtyre barnave nuk kërkojnë paketim për mbrojtjen e fëmijëve sepse kanë potencial të ulët toksiciteti. Në shumicën e rasteve, barnat u përkisnin prindërve, ndërsa, veçanërisht ato të recetave që mund të paraqesin një rrezik serioz për fëmijët e vegjël edhe në sasi të vogla (siç është diabeti ose barnat e zemrës), u përkisnin gjyshërve në më shumë se gjysmën e raste.

Barnat, thuhet në komunikimin e CDC-së, duhet të mbahen në paketimin origjinal të papërshkueshëm nga fëmija dhe, nëse është e nevojshme t'i hiqni nga ambalazhi origjinal, përdorni një enë të papërshkueshme nga fëmija, mbylleni në mënyrë të sigurt enën pas çdo përdorimi dhe mbajeni atë në vende ku fëmija nuk mund ta arrijë.


(SZ)


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC