Shëndetësi

pri62020

Covid-19. Aktivizuesi i plazminogjenit të indeve, mund të lehtësojë kujdesin ndaj pacientit

Sipas një studimi të botuar në "Journal of trauma and Acute Care Surgery", disa grupe pune në spitalet e SHBA-së do të eksperimentojnë me përdorimin e aktivizuesit të plazminogjenit të indeve (TPA) për të ndihmuar pacientët Covid-19 në rastet kur nuk është i disponueshëm një ventilator ose në të cilat trajtimi me këtë pajisje nuk jep rezultatet e dëshiruara.

Zakonisht, medikamenti administrohet te viktimat e infarktit e iktusit dhe qasja bazohet në të dhënat e ardhura nga Kina dhe Italia, sipas të cilave, pacientët e prekur nga sëmundja, ndonjëherë kanë një çrregullim të koagulimit të gjakut që kontribuon në insuficiencën respiratore.
"Nëse kjo qasje do të funksionojë, gjë që shpresoj të jetë e mundur, ajo mund të zbatohet shumë shpejt kudo, sepse çdo spital tashmë e ka medikamentin. Nuk kemi pse të bëjmë një bar të ri dhe nuk kemi pse të bëjmë të njëjtat lloje testesh që duhen bërë me një agjent të ri. Ky është një medikament që ne tashmë e përdorim. Thjesht, po mundohemi ta bëjmë ndryshe", thotë Michael Yaffe, nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, autori kryesor i punimit.

Trajtimi i propozuar bazohet në hulumtime shumëvjeçare në lidhje me atë që ndodh gjatë insuficiencës respiratore, situatë në të cilën shpesh krijohen mpiksje të gjakut në mushkëri. Këto mikrokoagule nuk e lejojnë gjakun të arrijë në hapësirat ajrore të mushkërive, ku ai oksigjenohet. Studiuesit besojnë se TPA-ja, duke ndihmuar në shkrirjen e mpiksjes së gjakut, mund të ndihmojë pacientët me vështirësi akute respiratore dhe disa studime mbi kafshët si dhe një studim mbi njerëzit kanë treguar përfitime të mundshme të kësaj qasjeje. Në studimin njerëzor, të kryer në vitin 2001, 20 pacientëve me insuficiencë respiratore pas një traume ose sepsisi, iu dhanë barna që aktivizojnë plazminogjenin, urokinazën ose streptokinazën dhe 30% e pacientëve mbijetuan pas trajtimit, megjithëse shpresat ishin pothuajse zero.

"Vështirësia, natyrisht, është të gjendet doza e duhur dhe mënyra e administrimit, por objektivi që ne po ndjekim, është i vërtetuar", përfundojnë ekspertët.
Studiuesit do ta testojnë TPA-në te pacientët si pjesë e programit të FDA-së mbi përdorimin e dhembshur.

 

J.Trauma Acute Care Surgery 2020. Doi: 10.1097/TA.0000000000002694
https://dx.doi.org/10.1097/TA.0000000000002694


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC