Shëndetësi

maj182020

Anakinra përmirëson rezultatet e pacientëve me Covid-19 dhe stres respirator akut

Sipas një studimi të zhvilluar me pacientët me Covid-19, sindroma e stresit respirator akut dhe hiperinflamimi, të menaxhuar me ventilim jo-invaziv jashtë ICU-së, duke shtuar një trajtim standard me anakinra me dozë të lartë është shoqëruar me përmirësim klinik në 72% të rasteve. "Në studim u përfshinë 29 pacientë të shtruar në spitalin IRCCS San Raffaele në ventilim jo invaziv dhe me gjendje klinike me rrezik të lartë", shpjegon Giulio Cavalli (Universiteti "Vita-salute", San Raffaele dhe spitali IRCCS San Raffaele në Milano), autori kryesor i studimit, botuar në "Lancet Rheumatology".

Studiuesit menduan të përdorin anakinra, një medikament që neutralizon interleukinën-1 (IL-1), për të bllokuar përgjigjen e tepërt dhe të dëmshme inflamatore që shkaktohet ndonjëherë nga coronavirusi. "Për këtë arsye, ne e përdorëm medikamentin në dozë më të lartë dhe duke e administruar ndryshe nga ç'bëhet zakonisht; në mënyrë intravenoze dhe jo subkutane. 21 ditë pas trajtimit, 72% e pacientëve treguan një përmirësim të dukshëm të funksionit respirator dhe të inflamacionit sistemik", vazhdon Cavalli.
Më tej, ekspertët krahasuan rezultatet e pacientëve të trajtuar me barin në doza të larta në mënyrë retrospektive me ato të 16 individëve që në vend të kësaj, kishin marrë terapi standarde dhe panë se në grupin e kontrollit vetëm 50% e rasteve treguan përmirësim të funksionit respirator dhe se vdekshmëria në këtë grup ishte katër herë më e lartë se në grupin e trajtuar me anakinra.

"Rezultatet e arritura do të duhet të konfirmohen nga studime më të mëdha, por ato janë premtuese. Për më tepër, duke marrë parasysh që anakinra është një medikament i arritshëm dhe menjëherë në dispozicion në Itali e në pjesën më të madhe të botës, ajo që kemi përshkruar mund të ketë një implikim klinik të menjëhershëm: një terapi e sigurt off-label për të zbutur stuhinë inflamatore të shkaktuar nga coronavirusi i ri", përfundon Lorenzo Dagna (Universiteti "Vita-salute", San Raffaele dhe spitali IRCCS San Raffaele në Milano), autor i studimit.


Lancet Rheumatology 2020. Doi: 10.1016/S2665-9913(20)30127-2
https://doi.org/10.1016/S2665-9913(20)30127-2


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC